Këshilla/Blog

Familja 10.10.2019

Pershendetje !
Une jam tani 24 vjeve ,por kur kam qene 18 vjece u fejova dhe pa e ditur kisha ngelur shtatezane , kur e kuptova isha 5 javeshe. Isha shume e lumtur se mendoja qe Zoti me dergoi nje engjell , por kur isha 6 javeshe une shkoj ne spital nga emorragia e tepert qe me vinin si perioda por me te trasha . Doktoresha me tha qe une kisha humbur bebin ” bera abortin” dhe pergjigja qe me tha ne fund doktoresha ishte : ” Problemi jot eshte se ti ke kaluar temperature te larte mbrenda ne trup. Sikur te mos mjaftonte kjo ne moshen 20 isha perseri shtatezane dhe muajin e pare (1) isha shume mire , me pas u ndjeja e keputur , bera vizite tek doktoresha dhe ajo me tha qe ” per momenti nuk e percaktoj dot se si eshte bebi.
Kur isha tre (3) muajshe shkoj ne itali per nje kontrolle me te qarte se ne Shqiperi nuk me jipnin nje shpjegim te qarte se si e kisha femijen ne bark .
Mjeket ne Itali me thane qe gjendja e jote eshte teper alarmante se femija kishte filluar te nxiheshe brenda , dhe ai femi nuk do linte kurre dhe jeta ime ishte ne rrezik.
Isha e detyrar qe te abortoja , por ne Itali la shume rregulla dhe u detyrova qe te vija ne Shqiperi
Ate nate qe bera abortin doktoresha me dha dy kokerra qe ti pija dhe me dergoi ne shtepi.
Ne mbremje vone nga ora 12 e nates une shkoj ne spital nga emoragjia e madhe qe kisha .
Ne momentin e nderhyrjes se doktoreshes une isha shume e ndjedhme se qetesueset per mpirje qe me bene nuk me benin efekt ….
Ne momentin qe doktoresha bente veprimet qe duheshin mua mu dukte qe dicka brenda meje po’ u kepuste , isha shume keq , fizikish dhe psikologjikisht , ne dhome ishte doktoresha dhe 2 vajza te reja infermiere….
E pashe dhe femijen se sì e kishte te nxire gjysmen e trupit ( Sic me thane mjeket ne Itali )
Dhe doktoresha me tha qe ti ndoshta e ke ne kete gjendje femijen ,se mos ndoshta ke kaluar temperature nga permbrenda trupit.
Pas nje muaji te abortit isha perseri keq dhe nderrova doktoreshen me nje doktorr genekolog dhe bera nje vizite gjenekologjike.
Ai u tmerrua nga pamjet qe pa ne mitren time .
Mua me kishte Zoteruar infekioni i larte dhe mitra ime kishte shenja si te shkitjes, ishte e pulla pulla per mbrenda …..
Bera perseri dhe aty nje pastim dhe tani jam mire ….
Tani qe ka kaluar dhe vite , dua qe te kem nje femi , por eshte teper e veshtire .. Ne Shqiperi me thone je ne rregull , por kam bere vizite ne Itali dhe gjenekologja ketu me ka thene qe ato kapsulat qe ti kane dhene ty per ti pire te kane demtuar shume ????????
Jam teper ne ankth , ndihem shume keq ????
Ju lutem me ndihmoni se cfar rruge te zgjedh qe te gezoje dhe une nje femi dhe emrin “Nene”
Do te ju falenderoj me shpirt ne qoftese me ktheni nje pergjigje!

Te faleminderit !

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje.
    Me vjen shume keq qe ndodheni para nje situate te tille. Perjetimi juaj eshte shume i dhimbshem, me te drejte. Por sqarimet qe ju beni jane ne gjuhe popullore. Per te kuptuar nga ana shkencore duhet dokumentacioni shoqerues i ekografive, i epikrizave te spitalit etj.
    Nuk eshte rast i lehte, por patjeter qe do keni nje femije, sado e veshtire qe mund te duket ne kete moment. Ju duhet nje mjek gjinekolog i mire qe te kete kohe, deshire dhe vullnet te njihet hollesisht me rastin tuaj. Te beni disa egzaminime per te kuptuar shkakun e aborteve dhe per t’u munduar te perjashtohet mundesia e nje perseritjeje tjeter.
    Me pas duhet vendosur se cfare duhet bere. Por nje gje te siguroj : je shume e re, kemi patur edhe raste te tjera me pare te ngjashme dhe kane arritur shtatzani. Mos u demoralizoni.
    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV