06.03.2018
Pershendetje stafit te nuk je vetem.
I kam dy femije nje djal 19 muaj dhe vajzen 7 muajshe. Djali eshte shume femije i gjalle dhe shum i levizshem, shum kurreshtar per gjerat. Dhe ajo qe po me brengos eshte qe une i them per ndonje gje mos e beje dhe ai shkon po te njejtin gabim e perserit dy apo tri her . Sa e largoj p.sh nga shikeri aj shkon e mer nje kabell me e shti ne shtiker ose i shti gishtat un r largoj i thom nuk bon aj shkon perseri dhe me shikon thot mam mam qe un me e shiku qe aj po ben tnjejtin gabim. Kur une e denoj te tjeret vjerria e mbrojn dhe ai mer kurajo per gabime.
Djali jem flet shume fjale mundohet cdo gjeje tja thot emrin.por qe halitet shume mua po me jep shum nervoz. Me heret i thoja mos shko tek vajza ai sapo un mbyllja syt se rash me pushu pak ai permi koken time u niske me e zgju vajzen. Edhe nje gje po i kafshon frmijet e tjer e po i ngacmon. Ta ceki qe djali e kam ndeshku ndonjeher fizikisht sepse te kesh dy lindje te aferta 12 muaj diferenc per mua eshte shume lodhje psikike.
Ju lutem me shkruani qfar te beje se po me provoko me sjelljen e tij kur un i them jo ai bene po ate gabim dhe brenda dites shum her duhet ti them mos aty mos aty
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur nene. Si fillim ju pergezoj per femijet tuaj, ti keni me jete e shendet. Kuptoj shqetesimin tuaj per sjelljen e djalit. Po perpiqem tu jap shkurtimisht disa karakteristika te femijeve te kesaj moshe (12-24 muaj) ne menyre qe dhe ju te krijoni mundesi te pershateni dhe te ndihmoni veten dhe djalin tuaj. Ne kete moshe femija kalon nga varësia totale në një pavarësi të thjeshtë, prandaj djali eshte kurioz dhe kerkon te preke e te eksploroje cdo gje ne mjedisin ku jeton. Fëmijët e kesa moshe janë të orientuar kryesisht drejt prindërve. Fillon te kuptoje se eshte një qenie të ndarë nga të tjerët (qenie më vete). Thotë shpesh “jo”. Mund të luajë me të tjerët, por nuk shkëmben gjëra. Mendon se të tjerët mund t’ia lexojnë mendjen. Bota qe e rrethon është një përzierje e reales dhe imagjinares Nuk bën dallim midis gjërave që janë të gjalla dhe jo të gjalla. Nuk mund ta shohë situatën nga këndvështrimi i të tjerëve. E ka të vështirë të presë: Nuk mund të kontrollojë impulse Nga ana tjeter mëson të ngjisë shkallët e fillon të vishet vetë. Fillon te zhvillohet i foluri: mund të përmendë shumë objekte, mund të thotë fjali të shkurtra dhe mund të ndjekë udhëzimet e thjeshta. Dhe me sa tregoni ju djali pak a shume kryen te njejtat sjellje e veprime si keto qe ju permenda. E kuptoj qe rritja e dy femijeve te vegjel njekohesisht ka lodhje fizikedhe mendore, por ju duet te ndaloni per nje moment te kuptoni qe secili prej tyre ka nevoje per ty si nene. Dhe nevojat e djalit jane ne ndryshme nga nevojat qe ka vajza juaj.
Perpiquni ti qendroni afer djalit, te luani me te, kur ai ben veprime qe ju shqetesojne, perpiquni te tregoheni e qete dhe ti terhiqni vemendjen me dicka me pak shqetesuese per ju. Per shembull, ofrojini nje loder tjeter, afrohu e luaj me te. Femije i duket si loje kur ti i thua “mos”, ai vazhdon e perserit te njetin veprim pasi kerkon vemendjen tuaj. Sa per anetret e tjere te familjes qe e perkedhelin djalin kur ju i flisni, e qortoni, e kuptoj qe mund te jete e veshtire qe ata te mos nderhyjne, por perpiqu qe djalit ti flasesh e ta keshillosh vecmas, jo ne prani te shume njereave te tjere.
Uroj tju kemi ndihmuar disi, dhe ju ftoj ten a shkruani serisht.
Gjithe te mirat.