22.08.2016
Problemi im eshte qe nxehem ose me sakt nevrikosem per gjen me te vogel me pjestart e familjes.
Mund tme ndihmoni qe te Jem me e qete. Nuk kam asnje problem psikologjik pasi per nje kohe te gjat eshte mare nje psikologe me mua e cila sme ndihmoj aspak
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Shpesh here e perjetoja edhe une kete, nervozohem lehte per gjera shume te vogla. Kjo mund te jete edhe pjese e karakterit te nje njeriu. Menyra si kam filluar ta menaxhoj kete eshte qe te mos reagoj ne moment. Perpiqem qe te pergjigjem pas pak sekondash ose minutash, Kjo me ndihmon ta mendoj me mire veprimin tim ose pergjigjen qe do te kthej. Nuk ishte e lehte, ne fillim filloja numeroje me vete deri ne 3 pastaj pergjigjesha, ndersa tani me eshte beje pjese e imja qe te marr kohe para se te pergjigjem. Uroj te ndihmoj edhe ty.