I 04.08.2022
Si të heq ndjenjën e turpit e tē pranoj veten siç jam? Sepse unë e quaj veten parazit. Sado që përpiqem, përmballen çdo ditë, prapë mendoj keq për veten. Jam duke marrë mjekime, sepse pēr shkak të disa problemeve sociale kam patur luhatje humoti
Unë si natyrë jam e ndjeshme. Po mbaroj studimet Master, por mundësi të punoj nuk kam sepse nuk më lejon shkolla. Kam një mjeke të mirë që me ndjek, po jetoj normalisht kam shoqëri të mirë, por ndihem keq që shpesh paguajnë ata. Së fundmi kam dhe një partner. Ai ka cilësi shumë të mira, më mban afër, por kam frikē se do dorëzohet dhe nuk do më besojë. Si ta heq ketë frikë e si të përballem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje I ,shoh se ke bere nje pyetje ne fillim nuk ke pse ti te ndihesh ne turp per personin i cili je ti askush nuk ka pse te ndihet keshtu per veten e tyre.Nje gje e mire e cila do te ndihmonte do te ishte te lexoje dhe per menyra ne te cilat si ne mund te mesojme te duam veten dhe ta pranojme ashtu sic jemi si psh ti flasesh vetes me pozitivitet,te jesh me e sjellshme ndaj vetes dhe ti kushtosh vetes rendesi. Si dhe per pyetjen e fundit ti duhet te dish se njerezit te duan dhe ndoshta mund te bisedosh me partnerin tend per kete gje pa patur frike.