nnnnnn 16.11.2022
Tani qe jam 41 vjec dhe kam nisur gjysmen e dyte te jetes, eshte mese e qarte qe s’ka si te jete me mire se gjysma e pare. Eshte logjike. Kjo e dyta eshte ajo gjysma ku cdo gje fillon te jete vetem me renie. Shendeti nis e bie, dhe pse perpiqesh me fort se me pare qe ta ruash. Mundesite per ambicie bien. Nisa ta ndiej kete pak muaj para se te mbushja 40 vjec. U perpoqa te merrem me hobi qe dikur me jepnin nje fare angazhimi e kenaqesie, por qe nuk gjeja kohe t’i beja. Gjeta kohe t’i beja, qe ta hiqja mendjen, qekur isha ende 39 vjec. Pra, pa mbushur 40 vjec. Tani jam 41. Per me shume se nje vit e gjysme e genjeva veten se po motivohesha, se kisha shume gjera te reja per te provuar ne jete. Por tani as veten nuk e genjej dot me. S’jam aq mendjelehte sa te genjehem me kaq pak. Cdo dite e jetes me duket sikur jam ne nje vend qe s’me perket, si ne ndonje feste apo dreke familjare ku nuk te rrihet fare, por po rri vetem per hater te familjes. Por ne fakt mezi pret te mbaroje e te kthehesh. Vetem se tashme je i vetedijshem qe s’ke ku te kthehesh. Cdo dite pa perjashtim do te jete keshtu deri ne fund. Si nje feste ku nuk te rrihet fare, dhe rri vetem per hater te familjes.