17.12.2017
Pershendetje
Jam 21 vjece dhe po mbaroj studimet e larta
Problemi im eshte qe asnjehere me par nuk jam lidhur
Rrjedhimisht nuk kam dhen ende puthjen e par.
Ka shum faktor qe kan ndikuar, kam qen e perqendruar te mesimet, familja ma paraqiste si nje gabim nje lidhje, por edhe nuk kam pelqyer dike aq shum sa per tu lidhur. Kan qen pelqime te vogla qe kalojn shpejt.
Problemi esht qe sa here qe kjo tem diskutohet dhe un them qe sjam lidhur kurr ose nuk me besojn ose me shohin si ndonje ufo.
Ndonjehere dhe “tallen” he se kjo ska puthur akoma..
Ndonjeher me vjen te genjej sepse me duket sikur jam shum mbrapa.
Si mund ta ndihmoj veten ne kete situat qe te mos ndjehem keq sa her kjo tem diskutohet?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur! Me vjen mire qe ke gjetur nje hapesire tek ne per te shprehur ate qe te shqeteson. Zakonisht nje 21 vjecare ka kaluar nje histori dashurie apo lidhjeje, por jo detyrimisht. Ka shume te tjere, vajza apo djem qe akoma nuk e kane dhene puthjen e pare edhe ne moshen tende. A ndjehen dhe ata si ti? Kete nuk e dime, por eshte e sigurt qe nuk je e vetmja. Cfare te shqeteson ty me shume, se nuk e ke dhene puthjen e pare dhe ske qene ne nje lidhje apo sepse te tjeret te gjykojne per kete? Sa te afert dhe cfare rendesie kane per ty njerezit qe te “tallin” per faktin qe ske qene e lidhur? Ti nuk mund ti ndalosh te tjeret qe te flasin, por mund te menaxhosh impaktin qe ata kane tek ti. Nese jane te afert per ty, do te te kuptojne dhe mund tu thuash se cfare te shkakton gjykimi tyre. Nese jane te larget, cfare rendesie kane per ty? Nderkohe ti do te gjesh dhe djalin qe do te te beje te rrahi zemra fort dhe do te japesh dhe puthjen e pare e shume te tjera. Ama, kjo sepse do te ndjehesh gati ti dhe jo sepse duhet per shkak te te tjereve. Shijo momentet dhe mos u pendo per gjerat qe kane ikur e nuk mund te zhbehen, por mos harro qe do kete gjithmone nje here te pare ?.
Une te uroj me te mirat! Festa te gezuara.
Me respekt, Msc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike