Këshilla/Blog

Livia 06.07.2023

Pershendetje NJV’,
Jam Livia, 20 vjec, me origjine nga nje qytet i Shqiperise, por studimet e larta (v2) po i kryej ne Tirane. Nje tipar i familjes sime kurdohere ka qene skepticizmi dhe mosbesimi, e nese vitin e pare te studimeve dija se si t’i perballoja sepse nuk dilja jashte kornizave qe prinderit me kishin vendosur, kete vit jane keto tipare qe me gerryejne brenda sepse kornizat i kam thyer me kohe. Nena e di qe jam ne nje lidhje, per te cilen i kam treguar gjithcka duke e pare si mbeshtetjen time, ndersa babi, njekohesisht kontribuesi financiar i vetem i familjes, nuk e di. Marredhenia me babin ka qene e ftohte perhere per shkak te emigrimit. Por, ajo qe me vret me shume eshte se babi im ndjen qe une po shperdoroj besimin dhe djersen e tij. Ndoshta ka te drejte. Me duket sikur jam shnderruar ne versionin me te keq e te shemtuar te asaj qe me perfqqeson. Si te dal nga kjo gjendje dhe te arrij te rifitoj besimin e prinderve, te vetes, te jem me e perqendruar? Kam menduar se nje zhjidhje eshte te nderpres marredhenien e te perpiqem te behem me e pavarur edhe financiarisht, por kam shume frike….

  1. Përshëndetje Livia, faleminderit që kontaktove me ne!

    Dukesh e zhgënjyer nga vetja për shkak të daljes jashtë kornizave që të kishte vendosur familja jote. Nuk e di nëse ka dhe gjëra të tjera përtej lidhjes që po përmend, por nëse është ajo arsyeja e zhgënjimit do doja të pyesja për arsyet pse.
    Në fakt në moshën e rinisë dhe më përpara është e pritshme që dikush të eksperimentojë dhe të arrijë të ketë një pavarësi nga familja, jo vetëm financiare por edhe emocionale, të vendos vetë për veten e tij/saj dhe të caktojë kufijtë e vetë. Ndërsa përsa i përket pavarësisë financiare, sigurisht që është pozitive, nëqoftëse nuk të pengon me studimet e tua. Nëse ka dhe gjëra të tjera për të cilat do doje të flisje mund të vazhdosh me komunikimin.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV