24.02.2016
Pershendetje,
Jam 17 vjece dhe studioj ne nje gjimnaz ku ndihem e huaj. Problemi im eshte se ndihem e huaj ne ate shkolle dhe duke marre shkas se vij nga nja qyteze me e vogel shpesh behem objekt ofendimesh jo te drejtperdrejta si “fshatare”. Nuk kam mundur te krijoj nje miqesi tamam ne shkollen time per keto 2 vite dhe ndihem keq. Kjo situate po ndikon dhe ne notat e mia. Jam perpjekur te jem miqesore dhe sa me sociale me shoket e klases dhe te tjeret por nuk kam mundur te krijoj miqesi dhe te konsiderohem prej tyre si nje shoqe e vertete. Cmund te bej? Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Thjesht ji vetvetja 🙂
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe i je drejtuar faqes “Nuk je vetem”. E kuptoj se e ke patur te veshtire te integrohesh ne nje ambient te ri. Sigurish te jeta ne qytetet e medha nuk rrjedh njelloj si ne qytezat e vogla, por kjo nuk eshte arsye per t’u ndjere inferiore. Vlerat e tua njerezore nuk kane lidhje me vendin ku ke jetuar apo je rritur. Ndonjehere disa nga moshtaret e tu poshterimin e te tjereve, e shohin si te vetmen menyre per t’u ndjere mire me veten. Bullizmi eshte nje fenomen i perhapur shume vitet e fundit, ndaj nese sheh qe nuk e perballon dot e vetme mos hezito te kerkosh ndihme te me te rriturit, mesuesit ose prindrit.
Gjithe te mirat.
Edhe un ndaj te njejten pervoj te hidhur me ty.Te jesh e sigurt se ashtu ka per te qene deri sa te mbaroj gjimnazi.Nuk eshte e then qe tjetri do te sillet mir po u solle mire.Un kam kaluar ashtu si ti,nuk eshte se perjashtohesha e shahesha per prejardhjen pasi ne Tiran isha dhe un po thjesht shihesha si me e ulet,me e paafte se te tjeret.Sidomos nga ato vajza qe gezonin vemendjen dhe pranin e gjith klases.
Esht normale qe gjera te tilla te ndikojn ne rezultate te shkolles.7 e nxorra mesataren e gjimnazit un.Jo se aq ma priste po shoqeria bente te veten.Se psh tani ne fakultet i pash aftesit e mia po edhe aty ka pas raste qe sjelljet e te tjereve ndaj meje me kan len me boshlleqe mesimore.Pse ,sepse truri organ esht.Edhe ai lodhet.Ti mos dysho te vetja tek rezultatet e tua sepse jo vetem je e zgjuar po je edhe e mire.Ti nuk je si te tjeret.Nuk je me fjal te pista ose paragjykuese.Un te keshilloj me gjith shpirt dicka qe pendohem gjith jeten qe se kam bere.Ndrysho shkollen,sepse jo vetem qe gjerat sdo permiresohen po do te mblidhen aq shum kujtime sa do e kesh keq me von.Nuk ka si te ndryshojne ato,ata tani jan mesuar me ty,nuk te shohin si njeri qe meriton respekt.Ik nga ajo shkoll deri ne momentin qe do gjesh nje ambient qe te ndihesh e sigurt dhe e vleresuar.Nuk