12.11.2017
Pershendetje . Ateher pak dite me par u ndesha me nje situat mjaft helmuese per sa i perket ndenjave te mia. Jan kater goca me te cilat un shoqerohem dhe njera prej tyre mungonte ne shkoll . Dhe teksa po rinim njera prej tyre te ciln un e kam mbeshtetur gjithmon sa her qe ka patur nevoj per ndihmen time me thot : kur te mungoj shoqja jone hajde ri me ne por kur te mos mungoj ajo ik ri me te tjerat . Ne keto momente mu duk vetja “pa vler” si nje objekt qe kur vjetersohet e hedh posht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Po me vjen keq te lexoj qe ke kaluar nje situate te sikletshme dhe qe te ka provokuar ndjenja jo te mira, ne lidhje me shoqerine tende. A mund te me flasesh pak me shume per faktin qe ka qene helmuese kjo situate? Cfare ndjenjash te shkaktoi? Ne lidhje me situaten, si veprove ti pasi te thane qe mund te shoqerohesh me to vetem nese mungonte vajza tjeter?
A ke shoqeri tjeter ne klase pervec gurpit te vajzave ne fjale? Zakonisht ne shoqerohemi me njerez qe kemi ngjashmeri, ose qe plotesojme njeri-tjetrin, qe ka vleresim edhe respekt ne mes. Edhe pse mund te ndodhe qe te kete debate apo mosmarrveshje, ne nje shoqeri te afert mund te kalohet cdo veshtiresi. Ne mos, edhe shkeputja nga nje grup shoqeror eshte po aq e zakonshme dhe ndonjehere edhe e domosdoshme, nese ajo shoqeri te shkakton me shume pakenaqesi sesa kenaqesi. Si ndjehesh ti ne raport me ato vajza? A jane ato te aferta per ty? A eshte e domosdosshme shoqeria e tyre per ty? Ne ato momente tu duke vetje e pavlere, po zakonisht cfare vleresimi ke per veten? Une kam besimin qe per ty ky do te mbetet thjesht nje episod qe te ka lene nje shije te hidhur, por qe do te dish ta kalosh shume shpejt dhe do te gjesh/ruash shoqeri qe te falin kenaqesi. Te uroj gjithe te mirat dhe mos hezito te na shkruash serish, duke na kthyer pergjigje dhe pyetjeve te ngritura.
Me respekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike
Kur ato me than ri me ne kur te mos jet shoqja jon dhe kur te jet ajo ik ri me te tjerat ne ato momente me zor e kam mbajtur veten nga te qaret pasi jam tip shum e brisht . Dhe vura re qe ato me mbajn vetem per interes , kur duan detyrat apo ndihm ne provime . Dhe mendova valle pse nuk kam un nje shoqeri te ciles ti gezohem dhe te ndajm gjera me njera tjetren . Ne keto momente u ndjeva e padobishme . Gjithmon kam menduar se nuk do me menjanonin apo te me lendonin ne kete menyr. Nuk jan te aferta me mua me flasin ose me shkruajn ne rjete sociale vetem per interes . Kam shume nevoje per nje shoqeri nuk dua te jem kaq e vetmuar dhe shoqeria e tyre do me bente mua te kuptoja se nuk jam vetem , kam mbeshtetje , dhe qe ekzistoj dhe un ne kete bote . Mendoj vetem gjera negative them : po sikur te mos me flasin kur vete u afrohem , po sikur te mos u pelqej puna ime kur bejm pune . ne grupe etj . Perpiqem shume te mos I zhgenjej njerzit ne cdo aspekt .
Pershendetje serish! E dashur duhet te jete shume veshtire te besh gjera e te perpiqesh qe te mos i zhgenjesh njerezit. Ne kete menyre rrezikon te besh gjera qe nuk te pelqejne ty ne te vertete. Atehere pse te mos provosh, te besh ato qe ty te pelqejne pa e menduar shume nese eshte ajo cfare duan te tjeret? Rrezikon qe te mos pelqehesh? Ndoshta! Por nuk eshte e thene qe te gjithe te te pelqejne. Ashtu sikurse nuk eshte e thene qe te gjithe te mos te te pelqejne. Pse nuk perpiqesh qe te krijosh shoqeri me ato njerez qe kane interesa te perbashket me ty. Nese ti nuk ndjehesh mire me kete shoqeri qe ke, a nuk do te ishte me mire qe te largoje disa ndjenja negative nga vetja? Duhet ti japesh vetes mundesi qe te shohesh gjerat pozitive, ne nje shoqeri qe te vlereson dhe e vlereson, dhe pa u shqetesuar vazhdimisht nese po i ben te gjitha mire per te marre vleresim pozitiv nga e tjeret. Forca! Ti nuk je vetem!
Me respekt, Ardita Korriku
Me ka humbur vetbesimi ndihem e pa sigurt ne gjerat qe bej dhe shpesh ndodh qe me kap paniku per cdo gje. Nuk kam me ke te flas askush nuk me kupton dhe jam e rethuar nga njerez egoist dhe me me nje siellje false meqense nuk kam me ke te flas permbaj cdo gje permbrenda dhe filloj qaj ne cdo moment pa pushim . Asnje nuk vin te me pyesi si ja kalova sot apo me shqeteson ndonje gje , te kerkojn medimin tim dhe te flasin me mua . I kam humbur shpresat nga te gjith nuk pres qe jeta te me sjell gjera te bukura dhe nuk kam per ta ndier kur ngrotesin e shoqeris apo ndjenjen e te qenit nje person I rendesishem ne jeten e dikujt . zere se nuk ekzistoj . Dhe shpesh mendoj se jeta ime ta shpif do doja te mos isha ne kete bote .