09.11.2016
Pershendetje.Jam nje vajze 15 vjece jam viti i pare ne gjimnaz sivjet.Problemi im qendron tek shoqa ime.Eshte nje vajze qe e kam njohur ne kl te 5.Qe nga ai vit ne ne kemi qene gjithnje shoqe te ngushta.I themi cdo gje njera tjetres.Problemi eshte se ajo ka nje humor te paqendrueshem.Ndonjeher merzitet per gjera koti dhe zemerohet dhe mua me duhet ta sqaroj se gjithcka ishte shaka.Gjithashtu ajo do qe un ta ndihmoj per cdo provim teorik.Shume here e ndihmoj dhe kur i kerkoj ndonjeher un ndihme ajo me thot te mbaroj pak une pastaj te ndihmoj.Ndonjeher eshte shume e mir dhe mendoj se gjithcka eshte ne rregull.Halli im eshte se un nuk di si te sillem.Ajo per nje moment eshte e lumtur pastaj zemerohet dhe e anasjellta.Mund te me jepni disa keshilla.Ju falenderojme qe na keni dhene mundesi te shprehim shqetesimet tona.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Une do ju keshilloja qe ne nje moment te pershtatshem te flsini me shoqen tuaj per veshtiresine qe hasni shpeshhere ne marredhenien tuaj miqesore. Mundohuni te zgjidhhni fjale jo gjykuese, pra jo duke i thene “ti ben keshtu apo ashtu” por duke e ftuar edhe ate te reflektoje mbi ato qe miqesia juaj kalon. Ndoshta ky moment do te te sherbeje per te kuptuar edhe me shume pse ndodhin keto ndryshime, pse humori i saj eshte shpesh i paqendryeshem, ndoshta shoqa juaj mund te jete duke kaluar nje peridhe te veshtire dhe nuk di si ti menaxhoj situaten e saj, gje qe mund ta reflektoje ne mardhenien qe ju keni. Ndaj do ju keshillloja qe te mund te flisi drejteperdrejt me shoqen tuaj per te kuptuar dhe reflektuar me shume mbi ato qe ju po perjetoni.
Gjithe te mirat
Përshëndetje e dashur,
Për ne është arritje qe ju shprehni shqetësimet tuaja dhe për ketë ju inkurajojmë. Kur problemet shprehen, shpesh nuk duken me aq te vështira sa kur i mendon ne vetvete. Unë te përgëzoj për aftësinë qe ke për te mbajtur miqësi te mira e afatgjate. Sjellja ne moshën tuaj ndikohet nga shume element dhe një nder te cilët është ndryshimi hormonal i moshës, gjithashtu dhe faktorë te tjerë social qe formesojne një sjellje apo një tjetër. Sjellja e paqëndrueshme e mikes tende duket se te ka ndikuar emocionalisht dhe te ofron pasiguri dhe ve ne dyshim sjelljen tende karshi saj. Patjetër qe ne jemi persona social dhe sjellja jone përshtatet me situatën dhe njerëzit, por ne rastin tënd ku ti njihesh prej vite me miken tende, ka një qëndrueshmëri te sjelljet dhe shfaqja ndaj saj. Nëse ti reflekton mbi sjelljet e tua ndaj saj dhe mendon qe ato janë korrekte dhe pozitive, atëherë mos u mundo te ndryshosh sjellje sipas ndryshimit emocional te saj. Nëse ti krijon qendrueshmeri ne vendimet dhe sjelljet e tua, edhe mika jote ka gjasa te krijoj një imazh me te qarte për ty dhe do te ndërveproj ne mënyrë me te qëndrueshme. Shpesh njerëzit tejkalojnë limitin kur ne tolerojmë sjellje qe nuk na pëlqejnë. Një mënyrë e mire është te flasësh me te dhe ti tregosh për gjerat qe te shqetësojnë nga marrëdhënia juaj, ketë ne një moment qe te dyja jeni te qeta dhe te gatshme për te folur, kështu dhe ti mund te kuptosh me shume rreth shkaqeve qe ndikojnë paqendrueshmerin emocionale te saj dhe ajo te kuptoje shqetësimet e tua dhe sjelljet e saj karshi teje.
Dëgjohemi serish për çdo gjë!
Sabjola Bregu