Këshilla/Blog

30.04.2017

Persgendetje jam nje vajz 18 problemi ime eshte se asnjeher nuk e gjej gjuhen e perbashket me mamin dhe pse mundohem te flas me te
Pas cdo zenke perfundoj duke qare vetem
Me thoni ku gaboj
Jam aq e merzitur sa dua te vras veten
Un per mamin se vlej per asgje per ca e dua jeten

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje e dashur!
    Me vjen mire qe ke gjetur nje vend per te shprehur brengen tende, dhe te jesh e bindur qe ne kete menyre je ne gjysmen e rruges se duhur per tu cliruar prej saj.
    Komunikimi. Aq i rendesishem ne cdo faze te jetes, mes brezave te njejte dhe atyre te ndryshem, Shpesh degjojme te thuhet se komunikimi eshte art, por te komunikosh me nje mase te madhe ndonjehere eshte me e thjeshte se te flasesh me nje person te vetem, por qe do te thote bota per ty. Prinderit, me femijet ne moshen e adoleshences e kane po aq te veshtire te gjejne rrugen e duhur te komunikimit, sa mos te te duket habi nese mamaja jote do te na shkruante ne portalin tone (nese e perdor internetin) per mosgjetjen e menyres se duhur te komunikimit me ty. Shpesh here, prinderit nuk arrijne ta kuptojne qe ndryshimet qe ndodhin tek femija e tyre qe tashme eshte i rritur, jane aq galopante sa ata akoma ju mendojne si te vegjel dhe qe keni nevoje per mbrojtje; mbrojtje qe vetem ata mund dhe dine ta japin. Ne momentet qe ju nuk e pranoni mbrojtjen e tyre, ata tentojne ta japim me “force” duke treguar autoritetin e tyre si prind. Ti thua qe flet me mamane, por ne cfare menyre flet? A ke biseduar ndonjehere me te qete me te per te kutpuar se pse ju te dyja nuk arrini te komunikoni e te kuptoheni? Duke patur ndryshime ne botekuptime dhe duke tentuar per te gjetur se cili botekuptim eshte me i drejti, mund te perfundoni ne debate qe nuk jane produktive per asnjeren nga ju. Une nuk dua te te them qe te heqesh dore ti nga e jotja, por mundohu qe te jesh ti e para qe do besh hapin drejt nje kompromisi. Mund te fillosh duke i treguar, mamit per faktin se sa shume te shqeteson ty komunikimi qe keni ju te dyja me njera-tjetren dhe pse jo, qe per kete kerkove ndihme ketu.
    Une shpresoj shume qe ta permiresoni komunikimin e raportin mes ju te dyjave, sepse ti dukesh qe je nje vajze qe ke shume deshire te kesh raport te mire me mamane.
    Pres te me shkruash serish sa here te kesh nevoje!
    Me respekt,
    Ardita Korriku, Psikologe Klinike

  2. Anonymous says:

    Mendoj se do të duhet të flasësh sërish mundohu deri sa të të kuptoj. Edi që do të lodhesh por me mire vone se sa kur. Nuk esht zgjidhje të vetvetes. Ti duhet te jetosh për të mirën tende. Ty dikush të solli në jetë nuk te solli pa arsye. Mundohu ti besh krenar t’iu vendesh sa më shumë mbështeti në bisedime dhe përqafoj her pas here. Do t’ia dalësh me beso ti je nji vajza e fort ti mundesh pwr gjithçka kjo esht thjesht një provë për ty

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV