17.06.2017
ka nje vit e gjysem si jemi ndare jasht vendit po jo me dukumenta jo me divorc akoma ata ndodhen jasht shqiperie kurse un ne shqiperi kam dy femij kontakte me femijet jan te rradha para 4 5 ditesh ka qen kontakti i fundit me ta nuk i le ajo qe te kontaktojn me mu te ken kontakt te vazhdushem jam duke vuajtur nga shpirterore psikolpgjike ndihem shum keq emocionalisht jam munduar ta zgjidh kyt problem me me bashkshorten me genjej dy her me tha po pajtohna pastaj pa rrezurtat me nxerri prentendime jo smundem ta bej nuk bashkohem me me ty sta kam besen a thu se un jam me krimineli e nuk ka len qe pa then per mu akuza kote un si kam ber asi gje cfare ka then ajo jan te gjitha shpifje kyt gje eka ber vetem te perfitoj leje qendrim esht marr ne mrojtje nga ana e shtetit gjoja se kam dhunuar une po keta sic e thash nuk jan te verteta asnje se kemi shkuar azil kerkus brengosem jasht mase sa nuk munt te ushqehem as te pi rrij duke qar thujsh cdo dit jam tip shum i ndieshem me ka kapur nje redim shum i fort ne koke tek pjesa e ballit behem shum merak me vetveten time i fus vetes shum kasavet nuk kam as te merrem me ndonje aktivitet qe te kaloj kohen ta heq sado pal merzin gjith diten ne shtepi dal nga pak ne kafe po veshtersin e kam ne darke si me kap aj trishtimi me i madh rrij deri vone zgjuar skam as gjuum nuk me ze as gjumi te flij cte bej se di si ta zgjedh kyt shqetsim kyt problem se di as une vec nje zot e di se cdo behet me mu???
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Te faleminderit qe na shkruan.
Me thene te drejten eshte paksa e komplikuar ngaqe krejt shqetesimi yt varet nga personi tjeter, gruaja jote. Eshte e vertete se ndodhesh ne nje veshtiresi dhe eshte periudhe e rende neper te cilen po kalon, por duke qare dite e nate, nuk mendoj se zgjedh ndonje problem. Ti nuk e ke problemin me veten tende, mendoj se problemi qendron tek gruaja jote qe nuk te pranon. Nese jane te verteta ato qe thua dhe nuk ke shkaktuar asnje dhune, atehere ti je qarte dhe duhet te jesh i qete me veten tende. Ne jete ka shume sfida ashtu sikurse jeta jote. Te sugjeroj qe te fillosh te mendosh me ndryshe, mendime me pozitive, shiko gjerat qe ti do, duhet te ndryshosh sistemin e te jetuarit dhe te te menduarit. Pasi te ndryshosh veten ne kete pike dhe do jesh me i qete dhe me i stabilizuar, do mendon me ndryshe. Te sugjeroj qe me ndonje shok apo familjar shko disa dite, bej turizem malor, apo shko ne ndonje plazh qe ty te pelqen me se shumti, kthellohu mire ne mendime dhe pastaj shiko se si mund ta bindesh qe te te rikthehet gruaja bashke me dy femijet e tu.
Ti duhet te gjesh forcen dhe te mundesh vetmine, binde veten se mund tja dalesh dhe pasi te kthellohesh do mendon me sakte se cfare vendimi duhet te maresh, ta bindesh gruan te te rikthehet, apo te vazhdon te krijosh nje jete te re.
Kjo varet prej teje.
Eshte vendimi yt eshte jeta jote.
Te uroj gjithe te mirat,
Erduani