xhuli 05.07.2021
pershendetje!
Uroj te jeni mire !
Une po ju shkruaj pasi kam kohe qe mendoj vetem gjera negative per veten , mendoj qe cdo gje qe ndermarr shkon per ters dhe realishte ne moment qe jam para asaj gjeje ajo shkon per ters . Jam gjate gjithe kohes e shoqeruar me lodhje , mungese vetebesimi,mosperqendrim , shtrengim te kraharorit , mendime te errta . Nuk e di si te rinis perseri jeten ,por nuk po gjej nje force pasi e mbush mendjen time qe jam e paafte per cdo gje ,e kjo gje me ka bere te humbas shume nga vetja . NUk e di pse ndodh pasi kam qene nje njeri shume pozitiv. Ju lutem me ndihmoni . Faleminderit !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen shumë keq për dhimbjen që po përjeton teksa shikon një transformim tek vetja. Një ndryshim në motivim, në vetëbesim, në vetëvlerësim dhe një demoralizim që të pengon të kryesh veprimtaritë e përditshme. Mundt ë të pyes për sa kohë mundoheni nga mendimet negative? Si janë këto mendime dhe në çfarë momentesh janë më të fuqishme? Kam nevoja të kuptoj më shumë mbi natyrën e mendimeve që ke, pasi ato jo vetëm që po të mundojnë por edhe po provokojnë simptoma të ankthit. Një konflikt I madh duket që është Brenda teje. Përse po ndodh kjo gjë? Përse ky ndryshim? Pyetje që vetes po ia bën vazhdimisht, pyetje që në një farë mënyre duket sikur edhe kërkojnë llogari. Si thua sikur të nisim të dëgjojmë mendimet negative.. dhe të kuptojmë nevojan që ato kanë për të të thënë se “ Je e paaftë”. Êshtë e nevojshme të ekplorohen emocionet e tua dhe lëndimet e hershme, që hapin plagë emocionale dhe psikologjike tashmë vazhdimisht..
Kujdesu për veten,
Arela