Këshilla/Blog

19.07.2016

Pershendetje .Jam nje vajze qe se shpejti mbush 20 vjec . Ndihem shum keq se nuk kam asgje ne jete .prinderit i kam pa pune dhe me thone qe duhet te fitoj vet buken e gojes , dhe ne shkolle kam len shum provime ne vjesht .nuk dua te punoj dua re mesoj Po ata me detyrojn .me thon largohu nga shtepia Po nuk punove nuk te mbajme dot . Mamaja gjithmone me la dhunuar dhe akuzuar per gjera qe nuk i beja un .me thoshte qe kam vjedhur leket kur humbnin , qe kam te dashur dhe flas me shum meshkuj, Po un nuk kam ber asgje te till te betohem .madje kam menduar dhe shum her per t vrar veten Po nuk e kam bere . Gjithmone kam qen e perbuzur ne shkoll ,ne familje kudo.meshkujt me tallin dhe me shajne rruges me thon ua sa e shemtuar , ne Nfakt nuk e mbaj veten , kam ren n depresion, thjesht fle dhe nuk bej gje tjeter .vellai me thot per celular nuk ke depresion ti , per pune dhe mesime ke .dmth nuk me besoj qe ndihem vertet keq .nuk e dua jeten , iu them qe nuk dua te jetoj dhe me thon qe vrit veten , ne do te qajm sa do te qajm pastaj do shikojm jeten.dhe parazite ter jeten ste mbajm dot .me pak fjal esht e pamundur qe te me duan , vellai punon ne call center ka nje rroge 600 mij lek dhe asnjeher sa isha ne shkoll nuk me ka dhen lek .puno vet thot .se fundmi duan te me cojn tek cantat te punoj 11 or ne dite dhe fitimi esht 100mij lek maksimumi 150 . Dhe un U them ju lutem me keto dy muaj te mesoj per provimet e vjeshtes se kam 8 provime ne vjesht .nga 12 lend , 4 kam mar gjate vitit . Nese nuk mar provimet ateher un ngel vitin dhe jo 2 muaj behari por do me cojn gjith jeten tek cantat. Cte bej? Po nuk punova me nxjerrin ne rruge . Kredi studenti sme jep njeri se skam pune dhe vet, Jam me 5 mij lek n xhep .. i thash prinderve do gjej borxh do ndahem nga ju dhe do iki , mami me tha Ik behe prostitute , je Kurv me thot ,te Kapa me cunin e botes , se me pa para nje jave me nje djale tek lodrat te cilin e dua . Me ktheni pergjigje ! Me falni per fjalet e permendura me lart , aspak etike nga ana ime te tregoj cfare me thot mami por ndihem e detyruar tju tregoj cdo detaj qe te me jepni nje mendim ! Faleminderit per kohen ,pres mendimin tuaj!

  1. ing.R says:

    PAs stuhise del gjithmone dielli! Mos u dorezo! As mos e co neper mend vetvrasjen, jeta jote ka vlere moj vajze. nuk ke ardhur ne kete jete thjeshte per te marr fryme dhe per te degjuar budalliqet e familjareve.. Ka mundesi duhet vetem te kerkosh, fundja ne tirane ka kurse profesionale falas nga shteti, diku tek 2 muaj . merr nje zanat perkohesisht, ose gjej nje pune me te hajrit sesa cantat, e di se cfare shfrytezimi behet tek cantat ne berat,, paguajne shume pak, gjej nje pune qe te sjelli te ardhura per te mbajtur veten, pastaj shif cmund te besh me jeten tende,, shkolla aty eshte behet edhe pas 1 viti ose 2 vjetesh.. askush ska te drejte te te ofendoje , je qenie njereyore dreqi ta haje, ke te drejte te trajtohesh me respekt dhe dinjitet. kape jeten nga briret mbertheje fort dhelufto , mos u terhiq, ti meriton shume me teper

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,

    Faleminderit që na ke drejtuar shqetësimin tënd dhe Nuk Je Vetëm.

    Nga ajo çfarë përshkruan në letrën tënde shprehet qartë që jeton në një mjedis familjar të komplikuar ku edhe vetë anëtarët janë mbase po aq të stresuar dhe e kuptoj që duhet të jetë e vështirë për ty.
    Nga ana tjetër, duket që gjendja e krijuar, klima jo e mirë e komunikimit, mungesa e besimit midis anëtarëve, lidhjes midis anëtarëve është e akumuluar në kohë dhe kjo e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e situatës specifike që ti përshkruan.
    Edhe ty vetë të shoqërojnë ndjenja e ndjesi të vazhdueshme e mikse lidhur me pjesëtarët e familjes dhe kjo është shumë e natyrshme duke qenë se je lënduar.
    Unë besoj se në letrën tënde duket qartë që familja jote është e rëndësishme për ty, pavarësisht të gjithave. Edhe përpjekjet e vazhdueshme që ti bën, tregojnë dëshirën edhe vullnetin tënd për të gjetur zgjidhje dhe opsione. Edhe fakti që na ke shkruar, do të thotë që ti do të bësh dicka në këtë situatë dhe kjo tregon vullnet dhe forcë.

    Nga ana tjetër, unë kam disa pyetje per ty:
    Mos ndoshta është krijuar një ngërc komunikimi e besimi midis jush i cili ka nevojë të zgjidhet nga të dy palët? Cfarë kërkojnë të të komunikojnë ata në këtë mënyrë, edhe pse mund të kenë zgjedhur një formë negative komunikimi, të drejtuar nga inati e zemërimi?
    Kush ka qenë roli yt në këtë situatë? Sa je përpjekur që të të njohin e të të mirëkuptojnë për atë që je?
    Sa përpjekje ke bërë ti për të treguar kontributin e përkushtimin tënd në familje?

    Sigurisht që unë nuk e njoh gjithë situatën, por ti drejtova këto pyetje për të të thënë që ka shumë prespektiva në një situatë dhe kjo ka nevojë të zgjidhet e besoj se forma më e mirë në këtë moment eshtë një komunikim i shëndetshëm, i mirë, i drejtuar nga ndjenjat, nga të parët e këndvështrimeve të palëve. Do të ftoja të flisje me anëtarin e familjes me të cilin/ cilën ndihesh më afër, në mënyrë që të shprehësh dhe veten dhe të kërkoni zgjidhje të përbashkëta.

    Fillo komuniko me “Unë” dhe mënyrën se si ndihesh dhe pa fajësi apo gjykim. Shprehu për cfarë të lëndon. Pyeti se cfarë i lëndon apo ishqetëson ata. Fillo të ndërtosh me ta atë që ti pret që ata të ndërtojnë me ty.
    E di që mbase s’do jetë e lehtë, por besoj se ja vlen përpjekja.
    Do të këshilloja të mos lije shkollën dhe as provimet, por është momenti që të përdorësh vullnetin, forcën tënde e komunikimin për të restauruar raportet në jetën tënde dhe për të studiuar apo punuar fort për atë që ti do. Përndryshe qëndrimi ankimues e lëndimi do të gërryejnë në pikën që do të mpakin vullnetin për të bërë më të mirën për jetën tënde.

    Të uroj më të mirat në zgjidhjen e kësaj situate e uroj që të gjesh më të mirën për veten e për familjen tënde.
    Je e mirëpritur të na shkruash sa herë të dëshirosh e për më tepër të na tregosh se si ja ke dal mbanë.
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV