Këshilla/Blog

Gresa 18.09.2019

Pershendetje stafit tuaj. Problemi im fillon qe shtat muaj un kisha ciklin me daten 3 dhe me daten 11 ne at muaj perdora nje pilul te urgjences dhe cikli me erdhi pra me 22 per nje muaj 2 her ne muajin tjeter me erdh me 10 por zgjati vetem 2 dite dhe ka plot 7 muaj se vazhdon cikli tme vije i paket vetem 2 dite theksoj se ciklin e kam pasur 4 dite gjithmon . Un kam ber per kete kohe 4 analiza gjaku qdo 2 jave 10 teste dhe 3 eho nga ajo mardhenje e vetme me kan dalur negativ testi bhcg 2.0 ne eko mitra pv. Kaviteti i zbrazet . Adnexat pv duglasi i lire. Por problemi po qendron ketu se un vazhdimisht mendoj se jam shtz, vetem per shkak se me vije kaq i paket cikli. Ka mundesi mbas 7 muajve nga nje mardhenje e vetme pa mbrojtje Te mos kuptohet nese ka ndodh apo nuk ka ndodh shtatzania se jam shum keq dhe vazhdimisht mendoj se vetem kjo gje me ka ndodh mbase mu ka paku cikli me tvertet jam ne gjendje te rend psikologjike dhe nuk po di ku te drejtohem tek gjinikologu apo te psikologu. Ju lutem me ka mundesi tma sqaron pak sa kohe duhet te kaloj mbas aktit te kuptohet nje shtz nese egziston apo nje qrregullim se kjo ka ndodh para 7 muajve prej 11 marsit tash jemi ne shtator ju falemderona shum.

  1. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje Gresa,
    Nëse je shtatëzanë do të kuptohej shumë thjesht nga testet e shumta që ke berë. Shto këtu faktin se ndryshimet që ndodhin në trupin e një femre shtatëzanë janë tepër të qarta, por nga përshkrimi yt, ti nuk i ke. Çrregullimet që ke në cikël do ishte mirë t’i konsultoje me një
    gjinekolog.
    Duket se ka një lloj presioni tek ti në lidhje me idene e të qënit shtatëzane dhe kjo mund të ndodhe për arsye të ndryshme. Mundet të jetë e lidhur me dëshirat dhe frikërat e tua. Çdo të thotë për ty: të mbeturit shtatëzanë? Çfarë e bën kaq shqetësuese? Mundet që shqetesimi qe ke nga ana emocionale të jetë prej frikërave të tua apo mund të mendosh për ndonjë shteg tjetër që çon tek dëshirat e tua. A do doje ti të kishe mbetur shtatëzane? Dhe kjo në vetvete mund të jetë e frikeshme aq sa të bën të ndërmarrësh kontrolle të vazhdueshme për të rifituar sigurinë që nuk ka ndodhur. Këtu, shtatëzania mund të jetë simbol për nevojat e tua të tjera. Këto janë hipoteza që mund të mos bëjnë shume sens por merri si njëlloj ftese për të kuptuar shqetësimin tënd më shumë. Duke kerkuar pak më thellë brenda teje ndoshta do të kuptosh ç’do të thotë gjithë kjo nevojë për t’ja riprovuar vetes vazhdimisht se nuk ke mbetur shtatëzane dhe ç’do të thotë dyshimi i vazhdueshem se mund të ketë ndodhur.

    Gjithë të mirat,
    Klodjana

  2. Anonymous says:

    Faleminderit shum Nga zemra se nga keto fjalet e tua un kam ndryshuar mendimin time dhe kam filluar ta kuptoj gjendjen time ngase frika ka qen e madhe nga ideja e shtatzanis dhe un me ndryshova komplet fillova te mos e dua jeten, per nje gje qe nuk ka ndodhur por mendimet negative dhe ideja se jeta ime do te ndryshonte komplet frika ishte nje gjendje e pakuptimt se me ka tmerruar me iden se mun te ndodh diqka qe nuk e kam planifikuar.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.