24.03.2017
Pershendetje .. Jam nje vajze 17 vjec
Deshiroj qe ta ndaj me ju problemin tim te cilin e kam prej disa kohesh
Ka pak kohe qe isha e semure dhe pas kesaj nje dite mu fiksua ne koke ideja e vetvrasjes here pas here me duket sikur jam e pashprese sikur asgje sme ben e lumtur edhe pse nuk kam asnje problem ne familje shkolle pra cdo gje shkon per mrekulli
Mirepo un nuk po mumdem dot ta heq kete ide nga koka ime dhe me duket sikur edhe nese do e harroj per pak do te me vije serish dheund ti bej dicka vetes
Edhe tani avash avash po me duket si dicka normale
Ju lutem si mund ta heq kete idene e vetvrasjes
Nese esht e mundur me ktheni pergjigje dhe mbase konsultohem edhe me nje psikolog
Ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Faleminderit qe na ke shkruar!
Per skak te ngarkeses eksperti qe i eshte derguar pyetja ka vonuar pak pergjigjen.
Ne pritje te pergjigjes se tij, te ftojme te shikosh disa video-ligjerata ne kanalin tone ne youtube, qe mund te te ndihmojne:
https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig/videos?shelf_id=0&view=0&sort=dd
Mbesim ne kontakt per cdo gje!
Te urojme gjithe te mirat,
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje e dashur!
Si fillim te kerkoj ndjese per kete pergjigje te vonuar! Se dyti dua te te pergezoj qe ndan me ne nje shqetesim shume personal tendin, sepse nese shqetesimet thuhen jane ne rrugen e duhur drejt zgjidhjes. E lexova me kujdes letren tende dhe e kuptoj shqetesimin tend. Mund te kesh degjuar shpesh here te te flitet per adoleshencen si nje faze delikate e jetes dhe ndoshta keto qe do te lexosh do te te duken klishe, por jane te verteta te jetuara nga te gjithe njerezit ne ate moshe. Tranzicioni qe kalon nga femijeria ne moshen e rritur ka pergjegjesi te medha, ku njerezit e afert presin shume nga ty e ashtu ti nga vetja. Shpesh here me nje deshire per ti bere gjerat ne nje ritem me te shpejte nga c’eshte e mundur; e ne kete menyre duke i ushtruar vetes presion. Krijimi i identiteti ne kete moshe eshte ai qe te ve ne dyshime: a jam ne rrugen e duhur? A dua te jem keshtu? Cfare mund te bej tjeter? Keto e shume pyetje te tjera, se bashku me ndjenjat e shumta te krijojne ndonjehere mendimin se “eshte shume per mua”.
Me trego ti pak me shume per veten, per mendimet e ndjenjat qe lidhen pastaj me mendimin e vetvrasjes. Permende qe sado qe
nuk do ta mendosh, ti prap e mendon vetvrasjen. Shpesh here, duke u perpjekur shume per te mos menduar per dicka, ne fakt e mendojme me shume.
Mendo pozitivisht dhe ndjehu pozitivisht. Shijo gjerat e bukura te jetes.
Nese ke deshire te takohesh me nje psikolog, mund ti referohesh psikologut/es se shkolles ku studion ose listes se psikologeve ne webfaqen tone. Duke pritur letren e radhes nga ti qe te me flasesh me shume per vete , te uroj me te mirat!
Me respekt!
Ardita Korriku, Psikologe Klinike