Këshilla/Blog

21.10.2016

E urrej maman time
shpesh jam lutur qe ajo te vdes
ka qen ai person qe sme ka kuptuar kurr e qe supozohet te jete me mua ne cdo cast
Do doja te isha jetime
Kjo eshte nje teme qe skam folur me askend per kaq koh dhe me ka ber te qaja gjithmon ne heshtje cdo nat
qe ne klase te pare kam perjetuar ate lloj dhune qe zdo te doja ta perjetonte askush

kisha frik te shkoja ne shtepi
sepse sapo arrija do fillonte vuajtja per mua
me rrihte me cfar ti dilte perpara
besoni ose jo me ka rrahur shpesh me shkop nga ato qe behet byrek
me shkulte floket me perplaste koken pas murit ose objekteve te shtepise
me ka ven disa here thiken ne fyt
edhe kur shkoja ne banjo duhet ti kerkoja leje
Sme linte te rrija me shoqerin
Kisha aq te nxira e plage ne trrup
saqe edhe ne klase me zor rrija ne mesim sepse me dhimbte cdo pjese e trrupit
Kisha frik ti trregoja ndokujt
Kur vinte babi ne shtepi beja dikur flija sepse kisha frik mos e kuptonte nga shenjat qe kisha
Un isha gjithcka per babin tim
Nuk e di perse por mendoj se mamaja prandaj me urrente kaq shum
Sepse ajo vet eshte larguar nga shtepija per tu martuar me babin tim
Mbase tani me sheh si nje penges midis tyre

Ka pasur net kur me ka nxjerr nga shtepija sepse ne kemi shtepi private
dhe me ka then fli jasht si qen
kur un isha vetem 7 vjec

pastaj kur ka degjuar qe po vinte babi me fuste ne shtepi duke me terhequr nga floket dhe me ka then ishalla nxjerr ze
ka dal nga dhoma ime dhe e ka mbyllur me celes

Ka qene njerast kur i tregova babit per ate qe me ndodhte
Ate nate mami dhe babi u zun keq midis tyre

te nesermen ne mengjes
u ngrita dhe pash mamin qe qendrronte para meje
me kapi per krahesh dhe me godiste duke me share me fjale nga me te rendat
imagjinoni qe mamaja juaj un vetem 7 vjec tu thot kurve apo bushter

me tha mua si ke guxim te flasesh sepse un te vras e sme intereson asgje tjeter
me tha un ta pres koken dua te te shoh te lare ne gjak
dua te te shoh ne arkivol
e pastaj te vdes edhe vet rehat
mua filloi te me merrej fryma dhe pastaj ndaloi dhe iku ne dhome tjeter

kjo gje vazhdoi pa nderprerje cdo dit
gjate kesaj kohe lindi dhe vellai i vogel
edhe ate e kqetrajtonte por jo ama si mua sepse ai lindi i dobet dhe semurej shpesh
rasti me i rende qe i beri vellait ishte qe i ra me prizen e televizorit ne koke dhe ati i plasi gjaku

me mua nuk kursehej fare
derisa nje dit me tha mos te te shoh te me vish me ne shtepi shko nga te duash

isha ne klas te 3 dhe vendosa qe ate dit menjeher pas shkolle te largohem nga shtepija

dhe keshtu bera

por ne jetojme ne nje zone te mbyllur te shqiperise
dhe un si femije qe isha humba rrugen

ne nje xhami me ndali nje grua plake e vjeter
e me pyeti se ku po shkoja
un smund ti thoja qe kam ikur nga shtepija edhe i thash po iki te nje i aferm me tha mua e di se ju esht ai
i thash un po
por po behej von dhe po erresohej
keshtu qe ajo plake me tha eja me mua ne shtepine time se do te behesh vajza ime
zdoja te shkoja por keshtu bera
ika ne shtepine e asaj
ajo kishte nje djal
dhe plaka i tha mere gocen coje tek te afermit
edhe tha ai eja se do te te coj un
hipa ne nje furgon edhe u nisem
si per habin time ai mori ne tel babin tim edhe i tha me duket se kam gocen tende
un i thash tlt mos me co ne shtepi
edhe fillova te bertisja doja te ikja nga furgoni po erdhi babi edhe me mori
hera e pare qe e shihja babin qe qante
me perqafoi dhe me tha po e bere prap
kete do vras veten
me pyeti tlt me trg pse ike
edhe i thash vetem mos me ler vetem me mamin
shkova ne shtepi
pash aty gjith njerzit e mi
ata kujtoninse un isha e cmendur
vetem mamin shikoja qe me shihte me nje urrejtje akoma me te madhe se me pare
por ama sme fliste
vellai erdhi dhe me puthi duke qar me tha tlt mos ik me moter se zdo ta ler me mamin te te bej gje
aty zdija cte beja
fillova te silleha si e cmendur qe askush te mos me pyeste pse e bera ate qe bera

mamin zdoja ta shihja me ne sy
as ti qendroja afer zdoja
e urreja sepse sme fali nje her dashurin apo mbeshtetjen prinderore

u rrita dhe fillova te besoja qe nese un jam e para ne shkoll mbase mund te fitoj shkollen dhe te largohem qe ne kohen e gjimnazit
dhe keshtu bera u fokusova ne mesime
dhe tani jam ne gjimnaz larg asaj shtepije jetoj vetem dhe me duket se u clirova nga ai mallkim

disa her kam menduar te vras veten
te pres damaret
apo te hidhem nga ballkoni
por shpesh ndjeja dicka qe me pengonte

ishte endrra ime
dua te behem dikushi ne jete
qe njerezit te mos me harrojne

kur arrita ne klase te gjashte
mamaja filloi serish
edhe pse jo aq keq sa me pare nga frika se mos un ikja prap nga shtepija

keshtu qe fillova te merresha me aktivitet sportiv
u formova ne trrup dhe fitova force fizike vetem me qellimin qe mamaja ime te mos mundej te me dhunonte me
dhe e arrita ate qe doja
trrupi im u zhvillua dhe jam 6 cm me e gjate se ajo
madje gjat nje nate kur ajo po mundohej te me godiste mbaj mend qe ja kapa krahun edhe e ndalova duke i then sjam ajo qe mendon ti
ajo u habit dhe qe ateher nuk me ka goditur me
un vazhdova te rritesha dhe madje ne msime u bera e para e shkolle por ama me mamin tim nuk flisja kurr per asgje
ajo gjithashtu filloi te ndrryshonte
nje dit me mori vec dhe me tha pse nuk flet kurr me mua
aty i thash sepse ti per mua sje askush
me tha pse me urren kaq shum
dhe i thash sepse ti je arsyeja qe sa her kujtoj femijetine time
qe per nua duhet te ishte koha me e bukur
un vetem qaj sepse ti me perndjek si hije
aty iku dhe perseri si me fal nuk ndanim asnje fjal midis nesh
asnje problem se kemi diskutuar kurr bashk
asgje prej gjeje
mbase ajo tani do te paguaj gabimet qe ka ber dikur
por un smund ta fal
dhe shpesh ja kam then ne sy do te isha me e lumtur sikur te kisha qen jetime

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje e/i nderuar,

    Ju lutem te na shkruani moshen dhe gjinine tuaj, pasi eshte e nevojshme per ekspertin ne menyre qe t’ju ktheje nje pergjigje sa me te pershtatshme.

    Ju urojme gjithe te mirat,
    Stafi i ‘Nuk Je Vetem’

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e Dashur,

    Faleminderit që na besove ndjenjat e tua të shprehura në një letër kaq të gjatë e të detajuar që mendoj që ka qenë e domosdoshme për ty të na i shkruarsh, për të shprehur veten, ngarkesën e madhe emocionale, por edhe për të kuptuar veten dhe ndjenjat aktuale sidomos ndaj prindërve.
    Historia jote tregon një lëngatë shumë të madhe e të gjatë emocionale, shpirtërore, relacionale, episode të formave të dhunës, ndjesish te forta dhimbjeje, inati e konfliktesh.
    E kuptoj dhe e ndjej dhimbjen tënde e vështirësinë që përvec dhunës, ke vuajtur në thelb sensin e mospranimit e mosmbështetjes nga prindërit, nga ata që duhet të jenë mbështetësit e rritësit tanë kryesorë në jetë. Është shumë e vështirë për një fëmijë të kuptoj e të menaxhoj të gjithë këtë.

    Përgjigjen time dua ta filloj në radhë të parë duke të përgëzuar për qëllimet që ke vënë vetes, për të dal nga situatat e jetës tënde duke parë zgjidhje konkrete për jetën, për potencialin që ke, gjërat që do të realizosh, rezultatet në mësimet, por edhe duke të përgëzuar për guximin që ke patur në rastet që hapur e je përpjekur për veten tënde duke kërkuar ndihmë nga babai yt, duke kërkuar ndihmë te të tjerë, sado të pakta të kenë qënë ato. E kuptoj që ky rrugëtim ka qenë aq i errët, sa nga dëshira për t’ju larguar realitetit e për tu shkëputur ndaj tij e dhimbjes, ke menduar sic edhe thua që ke dash të ikësh nga kjo botë.

    Në letrën tënde ti na shprehesh shumë hapur, drejtpërdrejt e me guxim shpreh gjithë ndjenjat që ke, inatin, urrejtjen ndaj nënës tënde, dashurinë për babain që të ka mbrojtur por nga i cili mbase ke pritur edhe më shumë (duke më lejuar të supozoj e të guxoj në rast se po e kuptoj drejt e me mirëkuptimin tënd).
    Në letrën tënde, nuk na drejtohesh me një kërkesë konkrete për përgjigje. Të paktën nuk është artikuluar qartë si kërkesë ndaj nesh, por më vjen mirë që u shprehe me ne, pasi për nga natyra e shqetësimeve e ndjesive që ke patur, ke nevojën të flasësh e të kuptosh më shumë dhe ta rekomandoj që këtë gjë të vazhdosh ta bësh edhe më tej.

    Gjithashtu, do të më lejosh në këtë mënyrëë që edhe unë të të shkruaj gjatë e drejtpërdrejtë.

    Histori e ngjarje të tilla lënë gjurmë në mendje, trup e në zemër. Mbi të gjitha na bëjnë të përjetojmë konflikte shumë të forta mendore, emocionale, apo ndjesi ambivalente me figurat kryesore në jetën tonë sic janë prindërit dhe është shumë ok që të provosh ndjesitë e forta që je duke provuar tani. Edhe trishtimi në këto raste është pjesë e rrugëtimit për të dal, prandaj qarjet apo lëshimet e vetes na nevojiten si formë clirimi e shpërthimi.

    Ndonjëherë, histori të tilla jete, vënë edhe në dyshim se si do të jemi ne vetë ne të ardhmen, në rast se do të mbartim me vete elementë të tilla apo do të dimë të sillemi e të jemi ndryshe. Aq më tëpër ajo që me duket më e rëndësishme për ty tani, është si të merresh me gjithë këto ndjesi që ke për momentin të cilat janë shumë të forta.
    Konflikti ndaj nënës tënde vazhdon të jetë i gjallë dhe një luftë e hapur deri në momentin që nevojitet të zgjidhet shëndetshëm e pranueshëm për ty.

    Nuk e di se cfarë e ka shkaktuar gjithë këtë formë dhune e prindërimi të keq dhunues e abuzues të nënës tënde ndaj teje e vëllait.
    Mendoj që marrëdhëniet me prindërit janë gjithmonë komplekse e dinamike. Ndodh që prindërit në rolin e tyre të prindërimit, të sjellin anët e tyre jo të mira, problematika të akumuluara, vulnerabilitet e projektim.Në thelb gjithë dhuna e ushtruar është një akt pafuqie e dobësie. Nuk përbën shenjë force e fuqie.

    Në qoftë se nëna jote nuk do të interesonte, atëherë do të ishe indiferente, por në fakt nuk je, ti provon urrejtje dhe urrejtja është fluks emocionesh dinamike që tregojnë që ka në thelb akoma një konflikt të pazgjidhur mes jush apo dicka që vlon akoma brenda teje.
    Urrejtja gjithashtu gërryen, prodhon mendime, riciklon dhimbjen por ndodh shpesh që ne kemi nevojë të provojmë e të rrimë disa kohë me ndjesi të tilla dhe është normale ti provojmë e ti mbajmë.
    Por unë kam disa pyetje lidhur me këtë e cfarë ësthë që ty të shqetëson tani në gjithë këtë.
    Nuk e mban dot peshën e urrejtjes? Nuk je gati për të kuptuar apo për ta lënë të gjithën të shkoj? Ke frikë nga urrejtja jote? Nuk je gati për të folur me të e për të kuptuar?

    Kur të jesh gati për biseda të tilla, përpiqu të paktën të dish e të kuptosh nga se ka ardhur e gjitha kjo, cfarë e orientonte nënën tënde drejt dhunës ndaj fëmijëve . Të njohurit e të vërtetës, por edhe të kuptuarit e vulnerabilitetit të tjetrit na bëjnë shumë më mirë. Të paktën është një përpjekje për të kuptuar e për të falur në momentin e duhur e kur të jesh gati për këtë gjë.

    Në raste historish të tilla ku përjetohet dhunë kaq e madhe, ndodh që të te personi të kultivohen frikëra të vazhdueshme, të preket vetbesimi e vetvlerësimi i personit/ fëmijës, dhe me pasoja të të ndjerit i papranuar apo I padashur. Më lejo të të pyes në rast se ke frikë akoma prej ndonjërës këtyre që unë të përmenda?
    Në rast se përgjigja është po, është e nevojshme që ti të kuptosh dhe të merresh me ndjenjat e tua. Në këtë rast, unë do të këshilloja të vazhdoje të flisje me një profesionist sipas mundësisë që ke për të shprehur e nxjerrë më qartë gjithë emocionet e mendimet që ke si dhe për të kuptuar veten apo se si mund të clirohesh shëndetshëm prej tyre në mënyrë që jeta jote në të ardhmen mos ta mbaj peshën e kësaj që ka ndodhur.

    Me c’kuptoj nga letra, më vjen mirë që babai ka qenë mbështetës e person te i cili mund të konfidohesh apo të kërkosh ndihmë. Besoj se mbase ka qenë e vështirë ti kërkosh më shpesh ndihmë e mbështetje atij ndaj frikës së nënës dhe cfarë ajo do bënte ty më pas. Gjithsesi ajo që është shenjë e mirë e që të ka ndihmuar e të ka dhënë shpresë, pikërisht në momente kritike

    Unë do të rekomandoja gjithashtu të flisje edhe me babain për mënyrën si ndihesh, si je aktualisht, të stabilizosh me të komunikim. Duket qartë që ti ke nevojë të flasësh, të kuptohesh e të lëshosh apo të ndash peshën e së gjithës. Nuk është cështja të flitet me fajësi e përgjegjësi por është momenti të mendohet për veten e si të clirohesh nga ndjesi negative, por edhe të pranohesh në atë që është familja jote.

    Me këtë dua të them të marrësh kohën tënde të nevojshme dhe pa i bërë presion vetes e ndërkohë të investosh te vetja jote e gjërat që dëshiron të bësh, pasi edhe eksperienca aktuale të ka tregaur që ja ke dal mbanë dhe për këtë duhet të jesh krenare për veten

    Uroj që përgjigja ime të ketë sqaruar apo hedhur dritë për atë që ke dashur.

    Të uroj gjithë të mirat dhe je e mirëpritur të na shkruash sa herë që dëshiron,
    Me respekt,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV