17.09.2018
Pershendetje, jam 23 vjeqar kam probleme me prinderit rreth qeshtjes se fes dhe deshiroj ta praktikoj fen qe nje koh te gjat po falna msheft qe 2 vite e gjysm 5 vaktet, ne moshen 16 vjeqare kam nis me shku nxhami ma kan ndalu menihere kam vazhdu koh pas kohe me shku msheft e gati qe 3 vite po arrij ti fali 5 vaktet msheft po kom shum nervoz e stres nuk po di qysh mja fillu me fol me ta rreth ksaj teme se mkan kercenu qe tqesim prej shpis jom i varun materialisht prej tyre nuk kam ku me shku edhe farefisi mkundershtojn rrethi i aferm krejt kunder meje jam fjalos tkalumen tash e kam lan fjalosjen edhe pse me provokojn pe praktikoj fen msheft nuk punoj jam student ne vitin e fundit poashtu deshira ime eshte qe te ardhmen e afert te martohem me grua fetare po familja mkan blloku ne shum aspekte dhe plane jetesore nese ka mundesi nje keshille se si me dal prej kesaj situate stresuese,faleminderit per mirkuptim.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Komunikimi ndërmjet prindit dhe fëmijës mund të jetë një gjë e ndërlikuar, sidomos kur fëmijët bëhen më të mëdhenj dhe kanë mendimet e tyre. Nëse prindërit e gjejnë veten në këtë situatë, ata duhet të bëjnë një përpjekje konkrete për të qëndruar të heshtur dhe të dëgjojnë shumë. Nëse fëmijët ndjejnë që dëgjohen ata do të flasin më shumë dhe do të kenë më shumë besim.
Nevojitet që të rinjtë të kenë mundësi të shprehet lirshëm dhe ta ndjejë veten të aftë për të marrë vendime për veten e tyre. Studimet sugjerojnë se faktori më i rëndësishëm i rrethit familjar, është shkalla në të cilën familja krijon atmosferën në të cilën fëmijët janë të lirë të zhvillojnë identitetin e tyre të veçantë, duke pasur mendimet e tyre individuale dhe t’i shprehin ato lirshëm.
Prindërit duhet të vendosin dhe mbajnë lidhjet me fëmijët, por njëkohësisht duke u lejuar autonominë, pavarësinë dhe hapësirën psikologjike dhe emocionale. Ata mund të jenë mjaft të kyçur në arritjet e fëmijës së tyre, ta përkrahin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aktive, por jo duke u krenuar e shfrenuar tepër emocionalisht apo shpirtërisht.
Komunikimi me qetësi, duke i’u bërë me dije dëshirat e tua do te ishte nje rrugë e cila do të ndërtonte ura komunikimi midis teje dhe familjes tënde. Gjithashtu, është e rëndësishme që të kuptoni qartë se cila është nevoja e tyre për të mbajtur këtë qëndrim ndaj teje. Pasi të keni diskutar mbi nevojat, frikërat dhe preferencat tuaja në mënyrë konstruktive besoj që situata do filloj të marrë të tjera ngjyra.
Uroj që përgjigjia ime t’iu ketë ndihmuar sado pak!