Këshilla/Blog

29.12.2018

jam nje djale 16 vjec kam disa probleme me prinderit. familja ime ka biznese nuk me mungon asnje baze materiale por mungon liria ime ata me thon qe nese nuk mesoj dhe te punoj ne biznesin e familjes nuk do kem te drejt te dal apo te shkoj neper festa pra me mbajn te izoluar , une grindem per dite me ta derisa shkon ne dhune fizike . si duhet te veproj a kane ata te drejte ligore per kte ?

  1. albi says:

    Une mendoj se ato po mundohen te mesojne dhe te edukojne si ta perballosh te ardhmen, edhe mua me ka marr babai ne pune qe ne moshe te re 14-15 vjec njekohesisht vazhdoja dhe shkollen dhe me paguante sic paguante puntoret e tj pra me page mujore . Ne fillim edhe un pritoja te merresha me pune pasi isha mesuar te kisha te gjitha gati , tani qe jam ne nje moshe madhore dhe kam kaluar ne jete disa pune te ndrshme me disa pronar te ndryshem e kam kuptuar se sa mire me ka bere qe punoja ne raport me punen , njerzit , komunikimin dhe shkathtesimin . Edhe une mendoj qe ti duhet te angzhohesh me biznesin pasi ne nje te ardhme ti ke per te qen pronar i tj dhe mendoj qe ato duan qe te mesohesh dhe te dish ne nje te ardhme se si ta udheheqesh punen edhe pa to , nga ana tj mendoj qe ke edhe moshen qe ke deshire te dalesh , te rrish me shoqerin , te merrshem e aktivitete etj. Une mendoj qe eshte me mire qe te ulesh dhe te flasesh me prinderit per te krijuar nje plan te perbashket , pra edhe ti te kesh lirin tende me shoqerin etj por njekohesisht edhe ti ndihmosh prinderit me pune .

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje i dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin tënd në lidhje me raportin aktual me prindërit dhe një konflikti që paskeni të dyja palët për të gjetur balancat e rëndësishme midis jush.
    E kuptoj që është një situatë që nuk ndihesh mirë. E kuptoj momentin tënd, aspektin e lirisë dhe sa e rëndësishme është ajo për ty.
    Direkte ti na ke drejtuar një pyetje për të drejtën ligjore të prindërit ndaj fëmijës.
    Në radhë të parë, dhuna fizike në fakt tregon një dobësi se sa forcë për të zgjidhur një problem. Nga ana tjetër një problem është një cështje e pazgjidhur midis dy palëve dhe ku përgjegjësinë për ta zgjidhur dhe për vendosur një balancë duhet ta marrin po të dyja palët.
    Dhe ndonjëherë ndodh që ne e kemi shumë më të lehtë të kuptojmë se cfarë duhet të bëj pala tjetër, ndërkohë që po njëlloj duhet të fillojmë të shohim edhe prespektivën tonë.

    Në gjykimin tim, me kaq sa ti ke shkruar në letër, cështja më kryesore midis jush është në fakt një mungesë besimi që keni aktualisht e cila ka nevojë që të trajtohet ndryshe dhe jo sic e keni trajtuar deri tani.
    Sic edhe ti e kupton, prindërit e tu po aplikojnë një masë ndëshkimi ndaj teje te ajo që ty të prek edhe më shumë, mbase duke menduar që kjo është forma më rezultative për ty. Nuk e di se sa kjo ndikon te ty, te performanca jote etj.
    Unë mendoj që në radhë të parë ti duhet të reflektosh pak më shumë se pse prindërit e tu mund të kenë pak besim te ty në këtë aspekt për të vendosur masa të tilla dhe cfarë do sugjeroje ti të bëhej ndryshe.
    E dyta është që duhet të flisni me njëri tjetrin dhe nuk është e nevojshme të flisni me akuza dhe me faje ndaj njëri tjetrit por si një gjë që ju përket të dyja palëve dhe të diskutoni për zgjidhje e alternative të mundshme që edhe ty, edhe të dyja palëve ju bën të kuptoni më mirë njëri tjetrin.
    Mbase duhet filluar duke thënë që nuk është e nevojshme të vazhdohet më kështu, që këto rregulla s’po funksionojnë, që të kuptohen pritshmëritë e tyre dhe të tuat dhe të bini dakort në zgjidhje të përbashkëta me një afat të përcaktuar.
    Nga ana tjetër, nuk e kuptoj shumë mirë në letrën tënde në rast se edhe ti dëshiron apo e sheh si një mundësi që të merresh më vonë me bizneset familjare. Gjithsesi kjo është një kohë që mund ta përdorësh për ta parë dhe për ta shqyrtuar në rast se kjo është ajo që ti do të bësh pa qenë e nevojshme ta vendosësh detyrimisht tani por duke reflektuar realisht për këtë.

    Unë mendoj se ju keni hapësira për ta stabilizuar të gjithën këtë dhe merre përsipër rolin për të kuptuar ata por edhe për tu shpjeguar atyre më mirë prespektivën tënde dhe mbi të gjitha se cfarë zgjidhjesh ofron ti për këtë gjë, cfarë zgjidhjesh ndryshe dhe cfarë mbështetje pret nga ata, ose cfarë mbështetje mund tu ofrosh ti.
    Besoj se kjo do ju ndihmojë më shumë të dyja palëve për të vendosur besimin e duhur midis jush.

    Shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar sadopak dhe je i mirëpritur për të na rishkruar në cdo rast,
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV