15.02.2016
Kam pas nje jet shum te veshtir . Kam kalu momente shum te fshtira …jam Rrah nga im shoq kam punu ne grec kam pas Rrogen shum tmir mi merrte im shoq i shpenzonte per familjen e tij jua pagunte qeran ..i mbante ..luajte dhe bigjoz ….se di mkan ik ndjenjat per te tthedhe thedhe ne shpirt e urrej ..kur kisha nevoj ndoje her per naj gja mi nepte dhe smi nepte …..kam dhe dy fmi po jam shum nevrike me ta …ju ltm si tja bej te vazhdoj me kte njeri po a jo
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Ju përgëzoj për guximin që keni marrë dhe na keni shkruar.
Situata që na përshkruani duket të jetë shumë e vështirë për ju dhe në disa raste edhe e dënueshme. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë mbi ju dhe ju keni të drejtë tu drejtoheni institucioneve të caktuara për të denoncuar dhunuesin dhe për të mbrojtur veten dhe fëmijët. Situata vështirësohet akoma më shumë, pasi keni dhe fëmijët dhe dinamikat familjare janë të komplikuara dhe ndikojnë tek të gjithë pjestarët e saj. Është e kuptueshme që problemet me bashkëshortin ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale dhe shpesh herë bëheni nevrike, por nuk duhet të harroni që fëmijët nuk kanë asnjë faj. Fëmijët kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tuaj në mënyrën e duhur. Ju sugjeroj që kur ju të ndjeheni e gatshme të flisni me bashkëshortin tuaj për të gjitha që ju shqetësojnë dhe të vendosni me mirëkuptim për të mirën tuaj dhe të fëmijëve. Shpresoj të gjeni të mirën e përbashkët. Mos hezitoni të na shkruani sërish për cdo gjë që doni të ndani me ne.
Gjithë të mirat!