Këshilla/Blog

20.02.2016

Une jam nje studente nga Tirana. Kisha deshire te filloja edhe pune.Aplikova ne nje call center dhe jam pranuar. Prinderit nuk duan qe une te punoj pasi nuk kam nevoje per leke dhe mendojne se do le pasdore shkollen. Mund te kene te drejte.Nuk di si te veproj.Cfare me keshilloni?

  1. rakip says:

    Provoje njehere te shohesh se cbehet aty! JAm i binudr qe pas kesaj do i kthehesh shkolles me zell te madh! Call centeri nuk ehste nje karriere, eshte nje menyre shfrytezimi nga italianet dhe palacot e tjere, por eshte dhe mbijetese per studentat qe detyrohen te sakrifikojne kohen qe duhet te ishte per te mesuar, nervat, dhe veshet nga kufjet! Mos ki frike te provosh gjera te reja. Por synimi ngelet shkolla dhe profesioni yt! Ke investuar vite te tera nga jeta jote 12 deri ne shkolle te mesme plus shkollen e larte! Jane mund, djerse, para te shpenzuara qe ti te formohesh nga ana sociale( formim i pergjithshem) por me teper nga ana profesionale! Ky investim i bere duhet te kthehet mbrapsht, pra ti duke punuar ne profesionin tend do kontribuosh per mireqenien tende, per familjen dhe shoqerine ne teresi qe perfiton nga sherbimet e tua si profesioniste, mjeke, mesuese etj ! Gjithe te mirat

  2. Eni Tabaku says:

    Pershendetje!
    Punesimi gjate studimeve universitare ndikon ne pergjithesi ne 3 faktore: Mesataren e Rezultateve; kohen e diplomimit dhe ne te ardhmen e punesimit postdiplomim. Eshte vene re nje lidhje pozitive ndermjet faktoreve te permendur me siper dhe punesimit. Por kjo lidhje eshte positive kur oret e punes nuk jane me teper se 20 ore ne jave, cka perkthehet ne nje pune me kohe te pjesshme. Te punuarit gjate studimeve mund te jape perfitime ne shume menyra. Te ndihmon te jesh me i organizuar dhe efektiv, te permiresosh aftesi te tjera si ato sociale, komunikimin etj.
    Provo te flasesh dhe nje here me prinderit, t’ju shpjegosh sa e rendesishme eshte per ty kjo mundesi (gjithmone nese mundesia e re e punesimit ka orare te favorshme). Siguroju prinderve qe prioriteti juaj kryesor do te vazhdoje te jete shkollimi dhe qe alternativa e punesimit eshte nje mjet ndihmues per tu zhvilluar me tej.
    Te uroj Fat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV