Këshilla/Blog

03.01.2017

Pershendetje un qe po shkruaj kam nje vlla 9 vjec por nuk degjon fare, do vetem lek uleret bertet smeson ne shkoll na kthen neve te shpis fjale, flet kot me kot, ky esh te vogli shpis dhe djali i vetem, kemi rreth 13 vite diferenc me vllajn. Te lutem me ndimo si mund ta kontrollojm cfar mund ta angazhojm ate qe ta ndimoj.

  1. Anonim says:

    Do ju keshilloja qe te fillonit ta strukturonit sjelljen e tij nepermjet shperblimit. Funksionon ne kete menyre: femija merr disa detyra gjate dites per ti permbushur, psh te beje detyrat e shkolles. Ne momentin qe ai e permbush kete detyre, atij i jepet nje shperblim, psh lejohet qe te shohe filmin vizatiomor te preferuar. Vetem kini parasysh qe duhet ti qendroni konsistent detyres se dhene, pra shperblimi nuk i jepet femijes pa e perfunduar te gjithe detyren, ndryshe ky shperblim nuk do te kete efektin e duhur. Po ashtu mbani parasysh qe prinderit duhet te jene koherent me njeri tjetrin, jo njeri ta edukoje dhe tjetri ta llastoje menjehere me pas.

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje, ju falenderoj qe i jeni drejtuar faqes sone. Nga sa keni treguar, vellai juaj eshte qartazi nje femije i llastuar. Pra nese ai sillet ne kete menyre, kjo ndodh sepse prindrit e kane lejuar: fillimisht, ne moshe me te vogel, mund t’ju jete dukur argesuese dhe e kane perforcuar kete sjellje, me pas nuk e kane kontrolluar dot dhe i jane dorezuar kapricove dhe tekave te tij. Nga sa shkruan, ti je motra e tij e madhe, dhe me te drejte e sheh me shqetesim situaten. Nuk e di, sa dakort jane prindrit tuaj? A e kane edhe ata te njejtin shqetesim si ju? Nese po, zgjidhja ka vetem nje emer: DISIPLINE. Jo dhune. Ka shume gjasa qe vellai juaj nuk i kupton c’role kane pjestaret ne nje familje dhe cilat jane detyrimet e tyre per njeri-tjetrin. Me te drejte, si femije, ai e mendon veten si qendren e universit, (kjo eshte e pranueshme per nje femije 4-5 vjec), por ne moshen qe ai eshte duhej tashme te kish mesuar qe edhe te tjeret kane nevoja si ai. Ne kendveshtrimin e tij, ai i ka punet e lehta, cdo gje qe kerkon, i jepet. Por nga ana tjeter nuk ndjen detyrimin te japi gje mbrapsht per prindrit. Prandaj disiplinimi i tij kerkon ne rradhe te pare qe prindrit dhe pjestaret e tjere te familjes te mbajne te njetin qendrim ndaj tij, p.sh. kur babai nuk i jep para, mamaja te mos i japi fshehurazi. Me pas djalit i duhet bere e qarte se cfare pritet prej tij, pra, te shkoje ne shkolle, te mesoje, te flase me ze te ulet, te kerkoje me edukate, te falenderoje, etj., te gjitha keto me qetesi dhe mbi te githa me vendosmeri. Ai duhet te mesoje se disa privilegje fitohen dhe nuk jane te mireqena per te vetem se eshte djale i vetem apo se eshte me i vogli. Ketu e kam fjalen per tekat dhe jo per gjera te nevojshme si ushqimi, veshjet apo kujdesi shendetesor. Shpresoj te te kem ndihmuar, gjithsesi ju ftoj te na shkruani serisht.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.