11.06.2018
Pershendetje jam nje djale 24 vjec dhe kam tre pobleme … 1) ndonjere jo sh shpesh kam problem me testikullin e majte .. Me mpihet behet si me miza ( nuk di si i thoni ju po mbehet ashu sic behet shpesh kemba kur e mban keq ) ….2) kam ereksion por me rrin gjys i ngrefur ka raste madje qe me zor vej condom …3) prishem shume shpejt .. Jam dakort e para vjen shpejt , por edhe tjerat vijn shpejt … Gjate aktit edhe pse jam prishur 1 apo 2 apo 3 here prape akti zgjat 10 min maksimumi dhe prishem perseri , me shqetson kji gje pasi prishem sh shpejt … Faleminderit dhe rrespekte
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
1. Sa i perket mpirjes se testisit te majte, kjo mund te jete ndjenje subjektive, per qka nuk mund te ju ndihmoj pa ju vizitu.
2. Ejakulim i parakohshem quhet marredhenia ose masturbimi i cili zgjate me pak se 2 minuta. Ejakulimi shpejte (ejaculatio praecox) eshte nje qrregullim mjaft i shpeshte sidomos te moshat e reja. Sa i perket shkaqeve per prishje te shpejte dominon mendimi se ka origjine psikogjene si frika, depresioni, raportet jo te mira mes partnereve apo stresi. Nganjehere ndikon edhe masturbimi ne kohen e pubertetit kur kryhet ne shpejtesi per te mos i zen ndokush duke masturbu ose nese ka ndjenjen e fajit qka len pasoja te mevonshme ne ejakulim te parakohshem.
3. Sa i perket problemeve me potence, ajo mundet me qene me etiologji organike ose psiqike si te depresioni, stresi i vazhdueshem, frika, problemet ne familje dhe shoqeri etj apo organike si psh: semundjet e eneve te gjakut, semundja e sheqerit, tensioni i larte i gjakut, obeziteti (mbipesha), jeta pasive, konsumimi i tepert i alkoolit dhe duhanit apo droges, apo semundjet e vet tpenisit ose ne rast se nuk ju terheq partneri seksual. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi. Per te dhen nje mendim profesional eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine dhe yndyrnat dhe te lajmeroheni per vizite te Urologu i cili do te ju ekzaminoj dhe ne baze te analizave dhe ekzaminimit do te vleresoj se a keni nevoje per terapi eventuale. Per fillim ju kisha propozu te filloni me disa suplemente natyrale si tbl Vital Man, Catuaba Bark, kumbulla afrikane, Elixir etj. te cilat njekohesisht mund te ju ndihmojne ne permiresim te potences por edhe ne zgjatjen e kohes se ejakulimit deri sa te kompletoheni me analizat e kerkuara.