20.02.2018
Pershendetje. Jam nje vajze 15 vjece dhe jam ne vitin e pare gjimnaz. Problemi im qendron ketu shoqeria. Kam qene nje vajza qe nuk perzihej me punet e te tjereve dhe papritur e gjeta veten mes nje shoqerie qe do ti dije te gjithe per te tjeret. Ne fillim nuk dija te reagoja ndersa tani po “pershtatem” me kete grup shoqeror. Ato sjane vajza te keqe por fakti qe perzihen aty ku sduhen me tremb. Une jam djegur njeher nga keto fjale por problemi qendron se nuk di si te sillem. Ndonjehere me duket e padrejt kjo qe behet dhe un thjesht kam pranuar realitetin edhe pse sme pelqen. Kam frike nga fjalet se e di qe sjanegje e mire dhe me shqeteson fakti se dicka mund te keqkuptohet prandaaj nuk di ca te bej. Me duhen keshilla per kete pjese pasi ndihem vertet keq ndonjehere. Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Sic e pohon edhe vete, te qenurit pjese e nje shoqerie te tille, per ty po kthehet ne dicka qe te shqeteson, pra ne stres. Nuk e di cilet kane qene faktoret qe te kane afruar me kete grup, ndoshta thjesht fakti per te qene pjese e nje grupi shoqeror qe ne kete moshe eshte nje nevoje bazike dhe shume e rendesishme per adoleshentin. Natyra dhe personaliteti yt, mesa duket jane larg ideve dhe sjelljeve te ketij grupi dhe ti ndihesh qe ke “dale pak nga vetja’. Per kete arsye, do te keshilloja qe ta rishikosh pjesemarrjen tende ne kete grup.
Mendoj se duhet te shkeputesh, dalengadale ose menjehere, kete do e vendosesh ti…. Perderisa mendon se sjelljet e tyre mund te lendojne persona te tjere pa te drejte, nuk ke pse behesh pjese e nje situate te tille.
Ne qofte se e ke te pamundur qe te ndikosh te grupi shoqeror aq shume saqe ato te ndryshojne sjellje, te reflektojne, te sillen konform rregullave etj, pra nqs mendon se ja vlen te perpiqesh se ndoshta shoqet do ndryshojne pozitivisht, atehere perpiqu…. ne qofte se je e bindur se mendimi yt nuk do te meret parasysh, largohu dhe gjej nje grup shoqeror qe te pershtatet e me te cilet ndihesh mire.
Gjithe te mirat!