15.03.2017
Te nderuar jam ne gjendje te keqe shpirterore ,dhe deshta ta ndaj me juve ket shqetesim. Jam 39 vjeqe dhe e martuar qe 19 vite . Kam 4 femije dhe e kam nje jete te lumtur martesore por qka po me mundon tash eshte se kur ishim duke kaluar me burrin ai me ka tradhetuar 2 her por si e re qe isha edhe shum e dashuruar ja fala qdo gje ishte ne rregull deri para pak kohesh kurr erdhi nje shok i rinis i burrit tim dhe ja permendi nje emer vajze.Un qaq shum u stresova dhe fillova te diskutoj me te dhe ai me tha se kishte qen me at vajze per nje nat gjat asaj kohe para martese .Prej asaj nate jam teper keq vetem perlana e shaj edhe mendoj veq per ndamje,edhe pse e shoh qe atij i vie teper keq me kerkon falje edhe me thot qe e ka bere si gabim adoleshenti un prap mendoj veq per tu ndar edhe pse nga dita e pare e marteses skam asnje dyshim dhe eshte teper burr dhe baba i mire .Me ndihmoni ju lutem me duhet nje keshill.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderojme qe na ke shkruar dhe per durimin, dhe te kerkojme ndjese per vonesen.
Ne pritje te pergjigjes se ekspertit te ftojme te shohesh pergjigjet e tjera, si edhe disa ligjerata ne kanalin tone ne Youtube qe mund te te ndihmojne:
https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig/videos?shelf_id=0&view=0&sort=dd
Ekspert do mundohet te sjelle nje pergjigje sa me shpejt!
Mbetemi ne kontakt,
Stafi i Nuk Je Vetem
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na ke shkruar e na ke drejtuar shqetësimin tënd dhe e ndjej dhe mirëkuptoj gjendjen tënde emocionale.
Sic ti përshkruan në letrën tënde, ke një jetë të lumtur martesore dhe e vlerëson bashkëshortin tënd si burrë por edhe si baba të mirë. Besoj se këto tregojnë që ka shumë gjëra e ndjenja pozitive e madhore në jetën tuaj të cilat e bëjnë këtë marrëdhënie të vazhdueshme e përkushtuese.
Nga ana tjetër, mendoj se situata që ka ndodhur në fakt ka rizgjuar ndjesi të mëparshme, si përshembull lëndimin emocional, kujtime e mendime negative për situatat e kaluara si dhe ndoshta edhe rritjen e një pasigurie, frike e mendimesh të përsëritjes së dickaje të tillë.
Besoj se ti mund ta identifikosh vetë se cila nga këto ndjesi dominon më së shumti në emocionet e mendimet e tua.
Dhe ajo që ndodh kur kemi mendime e ndjenja negative, është që ato shkaktojnë shpërthime negative, mungesë për të kuptuar e pranuar prespektivën e tjetrit apo për ta dëgjuar atë. E në rast se nuk vendosim një balancë me mendjen tonë, ndjesitë e mendimet negative do të prodhojnë po ndjesi e mendimeve negative në një cikël të vazhdueshëm “mendim-emocion- sjellje”
Besoj se edhe pozita e bashkëshortit tënd në këtë rast nuk duhet të jetë shumë e lehtë, të ndjerët i akuzuar, me faj dhe në pozitën për të të sqaruar apo për të kaluar grindjet ashtu si edhe ti.
Duke qenë se situata i përket së kaluarës e ti duket se vlerëson shumë gjëra te bashkëshorti yt, mendoj që është e nevojshme që ti të identifikosh mendimet negative e të përpiqesh ti zëvendësosh ato me mendime pozitive për jetën tuaj aktuale, komunikimin apo besimin që keni midis jush.
E kuptoj që mbase kjo nuk është shumë e lehtë, por është e nevojshme të trajnosh mendjen për të balancuar mendimet negative me mendimet pozitive dhe reale që kanë të bëjnë me besimin, dashurinë apo përkushtimin e kohëve aktuale në martesën tuaj.
Ndërkohë merr kohën tënde për tu qetësuar, e përtypur gjithë ndjesitë që ke. Do të këshilloja edhe një bisedë të qetë me bashkëshortin ku të flasësh për ndjesitë e tua por mbi të gjitha ti japësh hapësirë atij të flas e të shprehet për mënyrën se si ndihet në këtë situatë.
Uroj që të kem mbërritur te ty me këshillën e përgjigjen time,
Të uroj e gjithë të mirat më tej
Me respekt,
Almandina Guma
Flm shum e nderuar per pergjigjjen tende,un e di se noshta jam duke i eksagjeruar gjerat pasi qe ne ne 20 vite martes jemi shum mir dhe nuk kemi as nje problem i besoj shum po disi ajo qe kam ndegjuar me ben te ndjihem shum e pa vler tek burri im sikur ai nuk me ka dashur dhe nuk ne ka qmuar per at e ka bere edhe tradhetin ,si dhe nuk me hjeken nga mendja me jan fokusuar ato femra edhe pse burri im provon te me bind se ajo koh ka qen ne rini si nje 20 vjeqar qe i ka bere gabimet pa menduar nuk e di si te vazhdoj me keto mendime ti kthej ne at pozitiven ?