01.11.2017
me.kan tradhetuar 80% e shoqeris un ju kam ber shum tmira ata me kan tradhetuar shum i kam falur shum here po vazhdonin tme tradhtonin duke ndejtur me armiqt e mi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Se pari perpiqu te qetesosh veten dhe te jesh me I kthjellet ne lidhje me mendimet dhe ndjenjat e tua. Ne qetesi dhe pa inate mund te jesh me racional ne gjykime duke i dhene gjithkujt vendin qe i takon ne jeten tende… Te gjithe ne jemi qenie sociale dhe si te tille, jetojme dhe nderveprojme me njerez te tjere te cilet jo gjithmone mund ti zgjedhim, dhe te cilet, jo domosdoshmerisht mund te pelqejne personalitetin tone.
Gjithesesi, deri diku e kemi vete ne dore te rrethohemi nga persona te caktuar.
Ne rastin tend, ti shprehesh se je zhgejyer shume nga persona qe i quaje miq… atehere duke qene se sjellja e tyre nuk ka rezultuar ajo qe ti shpresoje dhe mendoje, keta persona automatikisht nuk bejne pjese me ne rrethin e njerezve tek te cilet mund te besosh e me te cilet mund te ndash jeten tende.
Largimi prej tyre duhet te jete definitiv dhe i pakthyeshem, ne kete menyre, duke i mbajtur larg, ata nuk do mund te kene asnje ndikim ne te ardhmen tende, ne qetesine shpirterore dhe emocionale. Nuk te keshilloj te hakmerresh pasi do ishte vetem humbje kohe dhe do perfshiheshe ne situata te cilat do te percillnin vetem negativitet e shqetesime. Tregohu indiferent me personat qe te kane lenduar apo zhgenjyer! Leri te shkojne!
Krijo pavaresine tende dhe mos u jep akses me ne gjerat e tua! Jepi vetes dhe te tjereve mundesi te reja, njohje te reja, miqesi te reja, por bej kujdes qe ato te jene bazuar ne kohe dhe njohje, ne sprova te vogla te kaluara me sukses, ne menyre qe te minimizosh sa te mundesh zhgenjimin apo thyerjen e besimit.
Mundohu tu japesh kohe miqve per ti njohur ne situata te ndryshme, mos i perfshi shume heret ne gjerat e tua ne menyre qe te mos pendohesh. Koha eshte aleati me i mire per te kuptuar vendin e gjithesescilit ne jeten tone! Padyshim ne jete ka edhe zhgenjime e sfida te cilat duhet te te forcojne e te te bejne me te sigurt ne hapat qe do hedhesh ne te ardhmen. Mik dhe shok i vertete do jete ai/ ajo qe do i rezistoje kohes dhe sfidave te saj!