Këshilla/Blog

12.04.2018

Kam gati 3 vjete qe tentoi CDO dit te bej vetvrasje e do se jam me desperesion nuk rri as me nje ri as me nje shok as me nje shoqe rri gkoth kohen vetes me familjen I Kam punet shume keq babi I’m me that gjithmon je nje njeri me problem je budalla nuk mbush mir asnjeri sa jam bere 20 vjece nuk me perkrah sic baballaret e tjere perkrahin djemt e tyre , nuk e do rri gjithmon vetem jam me stres dhe be twncion gjat gjith kohes cdo gje me tru mendohet si do vrase veten me ca do e vrase , Kam shume gjera qe nk I Kam theme me kete postim

  1. admin says:

    Pershendetje i dashur,

    Te falenderojme qe na ke shkruar. Letren tende ja kemi derguar ekspertit perkates dhe do mundohemi te te japim pergjigje sa me shpejt. Nderkohe te ftojme te na shkruash me gjate dhe te na tregosh me shume per ate qe te shqeteson.

    Ne jemi ketu per ty!
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. Ana says:

    Pershendejte
    Lexova situaten tende, prej 3 vitesh tashme.
    Si fillim dua te pergezoj qe pavaresisht cdo veshtiresie apo momenti ti ia ke dale deri sot. Kjo eshte nje nga forcat me te medha te njeriut, ta duaje jeten e tij. Perpiqem te te kuptoj teksa thua se rri vetem , pa shok,shoqe dhe pa mbeshtjeten e familjes dhe ndjesite e tua kur e sheh veten larg tyre. Por si lexuese ndjej deshiren te te kujtoj qe ne nuk jetojme vetem. Bota ka gjithmone dike apo dicka per ne. Ndjej te te them qe mos te fokusohesh ne gjetjen e menyrave per ti dhene fund jetes, por perkundrazi,ne gjetjen e menyrave per ti dhene kuptim asaj. Ne vijme ne jeten per nje arsye, te lutem kerkoje dhe ti tenden!

  3. Dr. Blerta Bodinaku says:

    I dashur letёrshkrues,

    Ndjej keqardhje tё thellё pёrballё letrёs tёnde dhe njёkohёsisht e kam kaq tё vёshtirё tё pёrgjigjem nё mёnyrё specifike. Pёr fat tё keq, pёrballem shpesh me tё rinj, tё cilёt pёr njё arsye, apo njё tjetёr, e ndjejnё jetёn tё vёshtirё pёr t’u jetuar, tё cilёt e ndjejnё jetёn tё tё padrejtё, e ndihen tё vetёm nё sfidёn e tyre pёrballё jetёs. Pёr fat tё mirё mundem tё tё them se kam parё gjithashtu tё rinj, tё cilёt kanё mundur tё gjejnё kuptimin e jetёs sё tyre dhe dёshirёn pёr tё jetuar edhe pёrmes sfidash shumё tё vёshtira.

    Gjithsesi i dashur letёrshkrues, pёr momentin unë nuk di asgjë nga jeta jote dhe arsyet e vuajtjes tënde. Do të doja të dija më shumë dhe të mund të përgjigjesha në mënyrë më specifike. Do doja tё dija mё shumё pёr familjen tёnde, pёr njerёzit qё ke pranё, pёr jetёn qё bёn. Thua qё ke tre vite qё jeton me mendimin pёr tё vrarё veten, qё mё bёn tё kuptoj se nuk ka qenё gjithmonё kёshtu. Do tё doja tё dija cfarё mendon se e provokoi kёtё gjendje dhe kёtё zinxhir mendimesh. Do mё ndihmonte tё kuptoja cfarё mendon pёr babain tёnd, pёr njerёzit pёrreth teje, pёr veten tёnde. Do tё doja tё dija, cfarё tё tensionon, e cfarё tё qetёson. Kё ndjen pranё vetes, e me kё ndjen se mundesh tё komunikosh mё shumё. Me pak fjalё, do tё doja tё mё shkruaje mё gjatё kёtё herё pёr veten tёnde. Gjithshka. Gjithshka qё mendon se mundet tё mё ndihmojё tё shoh mё mirё brenda teje, tё tё kuptoj mё mirё, e tё tё pёrgjigjem nё mёnyrё mё personale.

    Pres të më shkruash sërish,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV