10.07.2019
Jam nje djal ne Moshe te mesme kame nje pytje per ju jam martuar shume I ri ne moshen 20 vjet, kam 6 femij me kte grua problemi im eshte se kur kam njofte kte grua ajo me ka than ce ka qen ne lidhje dhe eshte e shfrytezuar mua ne ate kohe nuk me besdisi shume po dita dites viti vitit po me pengon shume kurse tashi qe jame nu ket Moshe me pengon pa mase dhe nuk di ca te boje nuk eshte qe se dua po nuk mundem te ze vende nga kjo pune pse kjo ka pse nje tjeter apo mbase ka pas edhe tjere me respekton shume po shume , pytja time eshte si ta harroj ket problem qe kam e kam ne koke gjdo sekonde te jetes time jame shume keq ju lute me ndihmoni
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke drejtuar pikërisht te ne atë cfarë po të mundon në mendimet, por edhe ndjesitë e tua.
Me sa kuptoj nga kaq sa ke shkruar, ju keni një marrëdhënie tashmë afagjatë, të përkushtuar, edhe me fëmijë, do të thotë një familje goxha e zgjeruar. Normalisht që në gjithë këtë rrugëtim, keni kaluar në cikle të ndryshme të marrëdhënies, të momenteve të ndryshme, të përshtatjes mes njëri tjetrit por normalisht edhe në fazat e ndryshimit dhe zhvillimit personal.
Tani, në letër ti ngre një pyetje e cila i përket në radhë të parë një të kaluare goxha të largët në kohë dhe e dyta një periudhe jete ku ju të dy keni pas jetët tuaj individuale, ku për më tepër ende nuk jeni njohur dhe përkushtuar ndaj njëri tjetrit.
Kështu që disa pyetje direkt për ty janë: Për cfarë do të shërbente përgjigja e këtyre pyetjeve që po ngre? Për cfarë do të shërbente ty dhe për cfarë do i shërbente marrëdhënies suaj aktuale?
Këto përgjigje i ke ti.
E dyta, përshtypja ime është që ti po shpreh një pasiguri të “vjetër” por në një kontekt aktual dhe kjo kërkon vëmendje. Pse pikërisht tani po rritet kjo pasiguri? Ka të bëjë me dicka tjetër që e minon sigurinë në marrëdhënien tuaj? Mos ndoshta je duke prit dicka më shumë nga bashkëshortja jote? Pse e ke të nevojshme ta mbash këtë pasiguri dhe gjithë këto mendime? Duket sikur ndoshta e ke edhe si një armë sulmi në cdo rast.
Edhe nga ana tjetër, në cfarë pozite mendon që ndihet dhe është bashkëshortja jote lidhur me këto mendime të tua? Sa ju ndihmon kjo gjë për të qenë afër?
Sigurisht që letra është e kufizuar dhe unë nuk mund të di cdo gjë por uroj që të marrësh me mirëkuptim pyetjet më lart për të marr kohën për reflektuar dhe për të menduar pak më shumë. Në rast se nuk ka dicka në jetën tuaj aktuale që kërkon vëmendje për tu konsideruar, do të këshilloja të bëje paqe me të kaluarën dhe të fokusohesh në të mirat e raportit tuaj dhe vlerësimit ndaj bashkëshortes në rast se ajo është e përkushtuar dhe një partnere që ofron cilësi në marrëdhënie me ty dhe fëmijët etj.
Gjithsesi të mirëpres ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim në cdo rast dhe të uroj më të mirat në reflektime pozitive për jetën që do të kesh e do të bësh.
Me respekt,
Almandina