Këshilla/Blog

27.11.2017

Pershedetje jam nje vajze 14 vjecare.Kohet e fundit prinderit e mi zihen dhe per gjene me te vogel.Ka raste qe kjo kalon ne debat te ashper dhe une futem ne dhomen time dhe qaj.Me pas prinderit nuk flasin ose flasin me nerva me njeri-tjetrin per disa dite.Ndonjehere ne debat perfshihet dhe vellai i cili mban anen e mamit sepse eshte zakonisht babi ai qe e nis sherrin.Cfare mund te bej qe ta ndaloj kete ose qe ata mos te zihen kaq keq.
Faleminderit.

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur!
    Ju jeni ne nje moshe qe mund te kuptoni se cdo familje ka problemet e veta. Diku per shkak te ekonomise, diku per shkak te shendetit e diku per shkak se mungon komunikimi. Nuk e di nese ne rastin tuaj behet fjale per problem familjare apo problem mes ciftit. Gjithsesi eshte normale qe ju te trishtoheni kur zenka te tilla ndodhin ne pranine tuaj, por mbani mend se zakonisht zenkat mes prinderve nuk vijne per shkak te femijeve. Ju mund te flisni me te dy prindrit tuaj sebashku, ose me secilin prej tyre vecmas, per t’i bere ata te kuptojne se kjo menyre qe kane gjetur per te zgjidhur problemet mes tyre, po te demton. Kujdesu qe ne keto biseda te tregosh se si ndihesh ti, dhe jo te diskutosh se i cilit eshte faji. Nderkohe qe mund ta diskutosh kete situate edhe me vellain per te gjetur disi se ngaburojne konfliktet.
    Ju uroj gjithe te mirat, Orsjola.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV