Këshilla/Blog

Xh 04.09.2023

Pershendetje duke ju falenderuar per kete platforme, doja tju shpreh shqetesimin tim ne lidhje me perjetimin e gjerave dhe menyren e jeteses. Qe e vogel vuaja nga crregullimi OCD kryesisht ne kategorine e cila lidhet me fatin e mire ose te keq, me vone u lidha pas zodiakut derisa fillova te lexoja dhe te afrohesha shume me fene ( e imja Katolike) dhe nga mosformimi dhe frika ndaj mekatit, mua me duket sikur me flasin zera ne koke sikur kam zerin Hyjnor dhe zerin tjeter i cili eshte i keqi, dhe sa her qe ben gabime me duket sikur une jeten ia jap te keqit. Kjo ndodh per cdo gje nese me duhet te blej dy gjera dhe te zgjedh njeren njera ne mendjen time eshte nga Zoti tjetra nga i keqi dhe nese dua te ha nje ushqim apo te flas edhe nje fjale. Ndihem shume e peangosur dhe me duket sikur keto zera jane te vertete ne koken time dhe se une e humbas jeten time ne ferr sa here i them “Po” zerit te keq. Une nuk e kuptoj a eshte me tw vertete ai apo eshte fiksim i imi, kam provuar te flas dhe me Prifterinj njeri me ka bere te ndihem me dramatike duke me fajesuar aq shume saqe kam tentuar dhe vetvrasje me mendimin qe nuk meritoj te jetoj ndersa tjetri me ka qetesuar perkohesisht, por di veten qe nuk mund te jetoj keshtu, ju faleminderit per pranimin e kesaj pyetje, ju kerkoj te me ndihmoni te gjej nje zgjidhje

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Më vjen realisht keq, kur lexoj se je duke vuajtur kaq shumë. Nga ana tjetër ndihem mirë që po kërkon ndihmë. Kjo tregon se një pjesë e jotja dëshiron të kuptojë se çfarë po ndodh me ty, të përmirësohet dhe të jetojë. Duhet të jetë shumë e vështirë që sjelljet e tua ti kategorizosh në dy skaje ekstreme “ose të mira ose të këqija” me anë të zërave që janë aq real për ty. Ti shkruan se ke që e vogël me mendime obsesive, pra unë imagjinoj një fëmijë që i ka përdorur këto mendime për një arsye të caktuar (kanë pasur një burim dhe një shkak) ndaj, duhet elaboruar se si lindën këto mendime. Cfarë efekti kishin tek ty? Mendimet mund të jenë krijuar si një formë mekanizmi mbrojtës por me rritjen kupton se këto mendime nuk po të mbrojnë më dhe të duhet të zhvillosh teknika apo besime të reja. Sigurisht kjo është e vështirë dhe të duhet me patjetër ndihma e një psikoterapisti/ psikologu klinik. Në këtë proces, do të të ndihmonte dhe një konsultë pranë një mjeku psikiatër për të të dhënë një qartësim mbi shëndetin tënd mendor. Nëse dëshiron asistentët e faqes nukjevetëm.al mund të të ndihmojnë me kontaktet e profesionistëve në vendin ku ti jeton. Ndihu e lirë të na rishkruash për çdo shqetësim tëndin.

    Gjithë të mirat!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. Xaxi says:

    Rri e qet…leje cthon prifta e hoxha, opinione njerzore kan dhe ata..sjan psikolog e as psikiater. OCD esht faktor shum shum i bezdisshem per jeten, por ne momentin qe NUK i jep rendsi ocd-se, aty zbehet dhe zhduket gradualisht. Ti i jepke super rendsi. Mos e le OCD me tkontrollu ty, se mendimet e tua jan ndryshe nga ato te ocd. Kur vjn mendime tipike fetare ose obsesive, identifikoji qe jan pjes e ocd dhe vazhdo programin. Edhe un katolik jam, edhe shum i fiksum per pjesen e mekatit etj, po tashi njerz jemi. Kshu na ka kriju zoti, do bejm dhe mekate se sjemi perendi. Kshu qe prano faktin qe je njeri, edhe jeto si njeri, mos jeto si perendi.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV