Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje!
Nuk e di sesa mund te funksionoj kjo metode e keshillimit online por gjithsesi po e provoj.
Une kam problem mestrual, i kam shume te crregullta, cdo 2-3 muaj. Heren e fundit qe me erdhen mestruacionet me nisen ne daten 8 Janar edhe me perfunduan ne fund te Janarit. Cmund te me thoni per kete crregullim? A ndikon virgjeria ime ne kete rast (jam 23 vjece edhe nuk kam kryer marredhenie)? Ka dicka per tu shqetesuar?
Kam shkuar per kontroll edhe ne gjinekolog por i vetmi kurim qe me kan dhene kan qen kontraceptivet, por une nuk i kam pir sepse kam degjuar qe pirja e kontraceptivit per nje kohe te gjate krijon probleme te mevonshme ne lindje. Faleminderit!

  1. Dr. Genc Kabili says:

    Perdorimi i kontraceptiveve ne moshen tuaj nuk krijon problem per te patur femije ne te ardhmen. Eshte vecse nje nga metodat e perkoheshme qe perdoret per aq kohe sa nuk deshironi shtatzani. Kontraceptivet kane dhe perdorime te tjera, sic jua ka spjeguar edhe mjeku juaj. Pra mund ta perdorni. Llogjike eshte te kryeni edhe nje ekzaminim ekografik, si edhe ( nese ky shqetesim eshte prej shume muajsh ) disa analiza hormonale.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV