12.02.2016
pershendetje . kam 2 pyetje per te ber … 1- ciklin menstrual e kam pak te crregullt ne date ,domethen mund te ndryshojn 1 jav me pas ose 1 jav me para se data e caktuar ?. dhe e 2- me partnerin time nuk kemi marrdhenie seksulae te rregullta per arsye se jemi ne distanc ,jeton jasht shtetit dhe mund te takohemi ne vit 3 ose 4 muaj bashk .. pra pyetje eshte ka ndonje problem qe kontakti fizik nuk eshte i rregullt ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
1. Nese menstruacionet tuaja nuk vijne ne te njejten date te pritshme, kjo nuk do te thote qe cikli juaj menstrual eshte i crregullt. Edhe luhatjet deri ne 7 dite para ose mbrapa dates se pritshme, jane perseri variacione te cikleve menstruale brenda normales. Pra nese gjatesia ne dite nga dita e pare e periodave deri te dita e pare e periodave te ardheshme varion midis 21 deri 35 dite ( cikli “ideal” quhet ai prej 28 ditesh ), ciklet tuaja jane te rregullt.
2. Distanca “fizike” nuk perben problem per shendetin. Ajo mund te sjelle nje vonese te perkoheshme nese keni qellim te jeni shtatzene.