10.05.2016
Pershendetje jam nje vajze 16 vjeqare dhe desha ta ndaj problemin tim me ju, ne moshen 15 vjecare ne gusht per her te pare me kan ardhur menstracionet. Edhe mkan ardh veq n Gusht edhe Shtator, ma jo dej n Shtator te ketij viti, menstracionet e bardh tash mvin ama kto jo edhe kur mkan ardh per her t pare mkan ardhe shume.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Duke u munduar te kuptoj shqetesimin dhe problematiken persa i perket menstruacioneve, sepse nuk eshte e qarte koha qe ju referoni, por duke menduar se ardhja e pare e menstruacioneve ka qene ne Gusht te vitit 2014, dh eke patur cikle menstrual vetem ne dy muaj (Gusht 2014 dhe Shtator 2014) dhe nuk ke patur me cikel menstrual deri ne Shtator te vitit 2015 por qe ju I referoheni si menstruacione “e bardh”.
Ardhja e menstruacioneve per here te pare eshte nje moment shume i rendesishem per femren dhe kjo quhet menarka ne gjuhen mjekesore. Pra si pas asaj qe ju i referoheni kjo ka ndodhur ne moshen 15 vjecare dhe eshte mosha normale qe duhet te ndodhe. Pra fillon dhe fuknsion ne menyre te plote sistemi hormonal femeror nese do te shpreheshim ne kete menyre per tu kuptuar me lehte. Por ndalesa e menstruacioneve pasi kane ardhur nje here atehere kjo futet ne ate qe quhet amenore sekondare, qe do te thote se ky system ose bosht hormonal nuk po funksionon ne menyre normale fiziologjike, por qe nuk ka perse te shqetesoheni sepse kjo ndodh edhe te vajzat e tjera ne moshen tende. Por ju sikurse e citova me lart keni perdorur nje term “menstruacionet e bardh” dhe me vone referon se “tash mvin ama”. Nese i referoheni sekrecioneve te bardha vaginale, keto nuk jane mestruacione, dhe nese i referoheni se tani cikli menstrual eshte normal atehere nuk keni perse te shqetesoheni, kjo do te thote se ka patur nje periudhe pause per arsye nga me te ndryshmet duke perfshire edhe ndonje disekuiliber tranzitor hormonal qe tani eshte kthyer ne normalitet.
Ndersa asaj qe i referoheni se kur te ka ardhur cikli menstrual per here te pare ka qene ne sasi te madhe, mos u shqetesoni sepse ajo i perket te shkuares dhe nuk ka ndonje problem per kete, rendesi ka qe te jete tani cikel i rregullt dhe ne sasi normale (50-80 ml).
Gjithesesi, vizita te mjeku/ja eshte shume e rendesishme per te bere nje vleresim me profesional, duke filluar nga historiku mjekesor, ekzaminimet perkatese laboratorike apo imazherike dhe duke marre nje mendim profesional si pjese e rendesishme te kujdesit te shendetit.
Ju uroj gjithe te mirat!