06.06.2016
Pershendetje.Kam qene para 1 jave ne spital per te bere analiza gjaku Dhe analiza urine.Kur mora pergjigje analizat me kishin dale qe jam anemik.Ne rregull shkova te doktoresha me tha je anemik Jo i theksuar Dhe nuk ke gje tjeter.Pra gjerat e tjera qe gjendeshin ne analize ishin ne rregull.Jam shume merak per kete arsye:
A mund te gjendet dicka ne keto dy analiza qe une kam kancer testikular?
I kam kontrrolluar testikuj e mi Dhe nuk kam gunge ne to Dhe nuk me dhembim.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Nuk ka kancer testikular derisa nuk ka masa te prekshme ne testikul.
Per anemine duhet te konsultoheni me mjeken e familjes.
Ne qofte se ju keshillon mjeku mund te kete analiza me te thelluara per te kuptuar shkaqet e anemise.
Gjithe te mirat!