20.07.2016
Pershendetje
Kam kryer maredhenie seksuale te pambrojtura 2 jave me pare dhe rreth 24 ore mbas kontaktit mora menjehere NorLevo….Dhe sot me erdhen menstruacionet por me nje ngjyre ndryshe nga heret e tjera? Ju lutem me ndihmoni,çfare duhet te bej apo kujt ti drejtohem?
Ju falenderoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Pilulen e emergjences e keni marre brenda kohes se pershkruar, qe eshte 24-72 ore pas kontaktit te pambrojtur. Nuk di se kur i prisnit periodat e radhes, por doza e mjekimit qe keni marre mund te jete shkak per ndryshimin ne date, ne ngjyre dhe ne sasi .
Gjithsesi, nese sasia e gjakut eshte shume e paket, apo nderpritet me shpejt se zakonisht, duhet te beni nje kontroll tek gjinekologu.
Dite te mbare!