24.10.2016
Pershendetje!
Une qe po ju shkruaj, jam Udhetari.
Kam nje problem te madh qe po me shkaterron si njeri.
Para rreth 10 vitesh, duke luajtur ne peme, u rrezova, rashe ne nje trung peme ne ate menyre qe godita testikujt, duke bere qe njeri testikul, te kalonte siper, duke dale nga qesja e tyre, e duke u zhvendosur lart ne lekuren , ne zonen ku dalin qimet, pak cm siper penisit.
Nga turpi, nuk ua kam treguar prinderve, as sot nuk e dine.
U rrita me kete problem, kalova ne pubertet, njeri testikul normal, tjetri mbeti ashtu, aty ku mbeti.
Nuk guxoja te zija te dashur. Si te kryeja mardhenie ashtu?!
Por situata eshte me keq tani.
Jam I dashuruar me nje femer, qe e dua shume dhe duam te kemi nje jete bashke.
Si cdo femer, edhe ajo do trashegimtarin e saj.
Por sdi a jam une I afte tia dhuroj nje te tille nga vetja ime?
A mundet nje mashkull me njerin testikul, te kete pasardhes?
Shpresoj te kete ndonje androlog, e te me jape nje mendim, nje vleresim, si te jete. Dua te verteten, sado keq qe te jete.
Sdua ti prish jeten te dashures duke.mos qene I afte ti dhuroj nje vogelush.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje ! Une nuk jam specialist por do te rekomandoja te beje nje konsulte tek mjeku specialist androlog Dr Evi Dani. Ai ndodhet tek Poliklinika e Specialiteteve,perballe me Prokurorine e Pergjithshme ne Tirane. Shendeti i organeve riprodhuese eshte po aq i rendesishem sa te gjitha organet e tjera te trupit,ndaj pa ndrojtje,shko konsultohu me doktorin. Te uroj gjithe te mirat.