m7 25.02.2020
pershendetje shpresoj qe te mar pergjigjje nga ju, edhe pse kam bere pyetje tek gjinekologet e tjere asnjeher skam marr pergjigjje shpresoj qe nga ti po.
Jam 24 vjecare e virgjjer cikli im eshte i rregullt pra 28 dit ose ndodh edhe 35 vonesa nuk kam shume rrall zakonisht kur kaloj ndonje periudh stresive apo edhe kur kam ftohje.
Ne kontrollen e fundit gjinekologjike, gjinekologja me tha qe ne anen e djathte shoh nje pezmatim te lehte, une mundohem qe pjesen tek vezoret ta mbaje nxehte dhe shpesh here vendos diqka te ndgrohte siq jane shishet e ngrohta apo dicka tjeter( nuk e di sa eshte e demshme apo jo).
Ka disa muaj qe cikli me vie i kaft dmth vie ne kohen e duhur mirepo i kafte, psh ne tetor ishte i kafte, nentor dhjetor ishte i kuq ndersa ne janar ishte i kafte?
asnje simptom tjeter nuk e kam shqetesuese.
sekrecionet e bardha i kam normale pa ere dhe jo te shpeshta.
Simptomet e crregullimeve hormonale nuk i kam, dhimbje kur vie cikli nuk kam pasur ndonjehere.
Cila mund te jet shkaktari.
a mund te me jepni nje mendim?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Shkaktari per ngjyren e kafte te hemoragjise menstruale eshte sasia e psket e gjakut. Ai vonon te dale, oksidohet dhe ndryshon ngjyren. Jane gjera fiziologjike. Asgje shqetesuese. Gjithe te mirat.
Dr. Elinda Gjata