Anna@ 13.07.2020
Pershendetje!
Jam nje vajze 17 vjece dhe kam disa muaj qe nuk ndihem mire shpirterisht jam shum e merzitur cdo dite dhe shpesh here qaj shumicen e rasteve kur jam vetem por edhe kur jam me njerez syte me mbushen me lot. Sa her qe merzitem me shtregon zemra me ze koka dhe kjo me shqeteson se mos pesoj ndonje gje nga ana shendetesore. Nuk ndiej dashuri nga asnje person timin ndihem vetem dhe pse mund t kem shume njerez qe m rrethojn. Ndihem si e tepert ne jeten e te tjerve sikur jam nje gabim i madh sikur sduhet te isha ne kete bote. Ndihem sikur asnje njeri nuk interesohet per mua dhe ndoshta i behet qejfi kur un jam keq dhe per kete arsye nuk i them se cfare me shqeteson, por i mbaj brenda vetes sime. Nga kjo merzitje jam ber dhe shum nevrike dhe acaruese nuk i shikoj me gjerat si me par me optimizem por tani me pesimizen sikur cdo gje e keqe do me ndodhi mua. Para dy muajve kisha menduar ti jepja fund jetes sime sespe mendoja se kshu do tw ishte me mire per te tjetert po te ikja un ata do te ishin me te qet dhe me te lumtur. Nuk me kuptm me asnjeri dhe madje as familja. Sa here qe nuk jam mire dhe me shikojn kshu m bejn moral e me flasin dhe me bejn te ndihem me keq nuk me ndihmojn aspak. Per cdo gje do me bejn moral nuk jan asnjeher te kenaqur nga ajo cka une bej dhe kjo gje me vret me ben te ndihem e pavler e paaft per cdo gje. Sa her qe i them kam dhimbje koke ose stomaku e kthejn ne moral e duke me then se e kam ngaqe rri ne dhome. Dua te rri vetem dhe mbyllem ne dhome ose dua t dal me shoqerin dhe te largoj mendjen nga gjithcka. Kam humbur interesin ne cdo gje dua te bej shume gjera po kur vjen momenti per ti ber me iken deshira dhe sbej asgje. Oreksi me ka ikur nuk ha me po ha me zor sepse me detyrojn. Kam frik per cdo levizje qe bej se mos eshte e gabuar. Nuk kam besim ne veten time nuk kam nje karakter t fort jam e dobet shpirterisht dhe kam shum frikra brenda meje dhe njera nga keto eshte se mos mbetem vetem fare pa dashuri pa njerez qe me duan qe te jem e rendesishme e t interesohen per mua dhe kjo firke po behet realitet prandaj po kerkoj ndihmen tuaj. Eshte hera e pare qe po shkruaj ne nje site te till po tani e kam me shume se kur te nevojshme ndihmen tuaj. Do ju isha shume mirenjohese nese me ndihmonit me problemin tim
Ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Ana dhe faleminderit që na shkruajte. E kuptoj se gjendja në të cilën je, ndjenjat që po përjeton duhet të jenë të dhimbshme për ty, me aq sa shkruan këtu, aq më tepër pa mbështetjen e të afërmve.
Këshilla ime e pare është që të bësh disa seanca psikoterapie me një profesionist, sepse mesa po kuptoj kjo ështënjëgjendje e zgjatur. Në se këtë nuk e ke të mundur, do të të sugjeroja shumë që të komunikoje me një nga ekspertët në këtë faqe ne chat, pasi ndërveprimi I drejtëprdrejtë është I rëndësishëm në rastin tënd.
Krahas kësaj këshille të parë, nëpërgjithësi është mire të bisedosh me të tjerët për gjendjen tënde, për ndjenjat e tua të mungesës së kënaqësisë dhe vetëbesimit. Në qoftëse prindërit nuk janë mbështetës, drejtoju dikujt që është. A ke shoqe/kë ose të afërm të tjerë (teze, kushërinj etj.) që të besojnë dhe të mbështesin? Nëse po, bisedo me ata dhe jo vetëm njëherë, por vazhdimisht. Koha e kaluar me njerëz të tjerë mund të ndikojë pozitivisht në ndjenjat negative që po përjeton. Gjithashtu, do të të sugjeroja të merreshe me një aktivitet fizik që të pëlqen: vrap, një sport që mund të luhet dhe me të tjerë, ndoshta joga nëse të pëlqen apo diçka tjetër. Në të njëjtën kohë, përpiqu të ushqehesh mjaftueshëm dhe në mënyrë të shëndetshme dhe të bësh vendosësh një orar gjumi duke synuar që të flesh mesatarisht 8 orë.
Përpos këtyre, ndoshta mund të reflektosh se kur ke filluar të përjetosh ndjenjën e mërzitjes dhe të trishtimit. Çfarë po ndodhte në atë kohë në jetën tënde? Me çfarë mund të lidhet fillimi I kësaj gjendjeje? A të kujton diçka në jetën tënde të mëparshme që mund të ketë lidhje? Duket sikur familja jote të zhvlerëson dhe kjo duhet të ketë qenë e vështirë për t’u përballuar, nëse ka qenë ashtu gjithmonë. Më bëri përshtypje kur shkruajte “kam frikë se çdo lëvizje që bëj mos është e gabuar”: duket si diçka që ka zënë vend tek ty, ndjesia e frikës nga çdo gjë, ndërkohë që asnjeri nuk është perfekt dhe të gjithë bëjmë gabime.
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Gjithë të mirat,
Veronika