Këshilla/Blog

Xhon 07.01.2024

Pershendetje si jeni
Me falni qe jemi kaq ta pa informuar per pyetjet qe do bej por ketu nuk gjen kurrkund informacion ne internet….

**Doja tu pyesja nqs lejohet aborti nen 18 vjec pa e kuptuar prinderit per nje vajze 17 vjec?pa miratimin e tyre dmth ?
Mund te vendosi vet vajza per abort?

Pyetja tjeter eshte a jane shum te sigurt prezervativet?
Ose a eshte i sig nqs un kam pre-cum ne pantallona dhe me pas vendos condom per te kryer aktin? Apo duhet ta laj organin dhe pastaj te vendos condom?

Po pilulat 72 oreshe pra te emergjences mund ti perdori nje vajze thjesht per siguri edhe nqs sexi eshte kryer me condom por per siguri te perdori pilulen e emergjences?

Jane pak pyetje te sikletshme por shpresoj te me ktheni pergjigje per te treja pyetjet

  1. Irma Vako says:

    Përshendetje! Së pari doja t’ju falenderoja për besimin që keni tek ne për të marrë përgjigjet e pyetjeve tuaja! Le t’i marrim me rradhë pyetjet tuaja:
    Duke qënë që vajza konsiderohet sipas ligjit e mitur (“I mitur” është çdo person nën moshën 18 vjeç), ajo nuk mund të realizojë asnjë procedurë mjekësore, në rastin tuaj abortin, pa informimin dhe përfshirjen e prindërve.
    Përsa i përket pyetjes mbi sigurinë e përdorimit të prezervativëve, nëse ata përdoren në mënyrën e duhur kanë një përqindje shumë të lartë sigurie (98%). Është shumë e rëndësishme që prezervativi të vendoset para kontaktit seksual, për të parandaluar shtatëzani të mundshme si dhe transmetimin e IST (infeksionet seksualisht të transmetueshme).
    Pilula kontraceptive e urgjencës rekomandohet vetëm për përdorim urgjent (prandaj quhet dhe kontracepsioni i urgjencës) në situata pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur, dhe nuk duhet përdorur rregullisht si metodë kontraceptive për shkak të rritjes së efekteve anësore.

    Gjithe te mirat,
    Irma

  2. Eri says:

    Pershendetje! Kam pasur nje abort, ne javen e 9 per arsye te moszhvillimit te bebit. Duke qene se kam pasur nje abort te meparshem, me pas nje shtatzani normale ku kam lindur nje femije, dhe pas kesaj shtatzanie pata prap abort, dua te di cilat jane analizat qe duhet te bej perpara se te nis nje shtatzani tjeter? Faleminderit

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. Enxhi says:

    Doktorr pershendetje
    Bera nje stisho vaginale
    Po e para te pamundur te beja nje konsulte me doktorrin
    Nga ajo qe pashe bikrobi ishte sensitiv vetem ne pak ilace si psh amoxiklav dhe ceforoxime.
    Cfare me keshillon ju lutem?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. Ina says:

    Pershendetje! Kam mase ne hipofiz dhe deri para 2 javesh trajtohesha me dostinex te cilin e nderpreva sepse jam shtatzane ne javen e 6. Ne dhjetor kisha bere analizen e fundit te prl qe me doli 4,6 dhe rezonancen me kontrast ku masa ishte 6-7mm . Para dy ditesh bera nje analiz prl dhe tani e kisha 75,86 sa rrezik kam per abort? Faleminderit

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV