Këshilla/Blog

Greta 27.07.2020

Pershendetje Dr Elinda, jam vajze 25 vjec, dhe qe ne fillim te ardhjes se menstruacioneve kam patur crregullime te tyre , ka raste qe vijne rregullisht pastaj perseri ndodhin crregullime te tipit qe mund te mos vijne per 2 muaj apo me teper. Aktualisht kam pothuajse 5 muaj pa cikel. Kam kryer shume ekzaminime dhe teste te hormoneve , Insulino rezistencen, analiza dhe
eko te tiroides por cdo gje eshte ne rregull. Para disa vitesh kam kryer dhe eko te uterusit dyshohej disi per mikrokiste por perseri jam e paqarte. (Nuk kisha PCOS) . Mund te kem prani te polipeve ? Pres pergjigjen tuaj ju falenderoj!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje.
    Menstruacionet e cregullta, keshtu sic i spjegoni ju, kane te bejne me mikrokistet. Jo detyrimisht me sindromen e ovarit e polikistik, por keto vezore jane me te ndjeshme ndaj stresit, ndryshimit te dietes, aktivitetit fizik, menyres se jeteses etj, dhe prandaj keni here periudha te rregullta, here cregullime. Nuk kane te bejne me polipet.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV