Meri 29.12.2020
Mirdita dr Elinda ;
Un qe po ju shkruja kam nevoj qe ti di disa gjana rreth shtatzanis. Jam duke provuar qe 2 muaj per shtatzani por akoma skam rezulltat pozitiv, ajo qka me intereson qe ta di esht kur esht koha me e pershtatshme per shtatzani, dhe sa duhet te qendrojm e shtrir pas aktit dhe a guxojm te bejm dush menjeher . E them ket se un zakonish qendroj e shtrir 20 min afersisht e kur zgjohem ne kemb me duket se krejt sperma me del jasht dhe brengosem them pse nuk qendrova mashum . Edhe nje pyetje ashtu masi kemi provuar per shtatzani dhe mardhenjen seksuale e vazhdoj rregullisht a mund ta demtoj embrionin akti seksual dhe un mos te mbes shtatzan apo duhet ta reduktojm. Famelinderit doktoresh shpresoj qe nuk ju kam bezdisur me gjith kto pyetje por kam shum nevoj qe ti msoj nga ti ,dhe ne fund ju uroj festat e fundvitit dhe shum shendet ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Nuk me ke besdisur. Keto jane pyetje qe me behen shume shpesh ne konsultat me pacientet ne klinike. Mosha juaj eshte e re, nuk ka nevoje te programoni kur jane ditet e pershtatshme e kur ju. Beni dashuri per qejfin tuaj, ashtu siç ju vjen, jo pse jane ditet e duhura. Mos e ktheni ne pune dhe detyre. Asgje nuk i ben shtatzanise, kur te ndodhe, vazhdimi i kryrjes se kontakteve deri sa te zbuloni qe ka ndodhur. Dy muaj nuk jane asgje. Do ndodhe. Mbas ejakulimit ( derdhjes) se spermes nga partneri juaj, per 1-4 minuta, qelizat me te shpejta shkojne aty ku duhet. Nuk ka rendesi qe lengjet shoqeruese dalin jashte me pas, eshte normale, edhe 1 ore po te rrish. Pra, nuk ka nevoje te rrish me shume se 5 min. Po keshtu te besh dush. Po te ishte se pengonte shtatzanine, do perdorej metode kontraceptive. Keshtu qe, asnje nga frikerat e tua nuk eshte e vertete. Uroj shume te me thuash qe ndodhi shume shpejt … ?
Elinda
Faleminderit doktoresh e dashur , tani po ndihem shum me rehat ju falenderoj nga zemra