Këshilla/Blog

E 16.08.2021

Si te largoj nga mendja personin me te cilin kisha nje lidhje dhe u distancum nga njeri tjetri, pastaj isha ne depresion dhe tani me injoron komplet, si te tregoem me e pjekur kur te me kontaktoj ose kur ta takoj live?

  1. Fatjona Ahmetli says:

    Së pari të falenderoj që e ndave këtë shqetësim tëndin me ne! Është një hap përpara që të kuptosh se ke nevojë për dikë që të dëgjojë dhe të mbështes!
    Nga shkrimi kuptoj që është ende e vështirë për ty që të shkëputesh emocionalisht nga marrëdhënia që ju keni patur. Këtë e bën edhe më të vështirë fakti që ju duhet që të keni kontakt me njëri-tjetrin. Të shikuarit brenda vetes dhe të kuptuarit e nevojës që ti ende ke për të menduar vazhdimisht për të, mund të jetë ndihmuese për të qartësuar mendimet e tua. Një rol të rëndësishëm ka dhe të kuptuarit e arsyes që ka ndikuar në largimin tuaj nga njëri-tjetri. Mënyra sesi ka ndodhur kjo ndarje, gjithashtu.

    Një nga dilemat e tua është dhe mënyra sesi të reagosh kur të kontaktosh me të ose kur duhet që ta takosh. Është e rëndësishme që të kuptohet marrëdhënia që ju keni në këto momente dhe arsyet që ju përfshijnë në një komunikim apo takim së bashku. Këto dy elementë janë të rëndësishëm për të orientuar për mënyrën e reagimit.
    Fokusimi te vetja dhe të kuptuarit e asaj çfarë është më e rëndësishme për ty është thelbësore për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tua! Mundohu që të kuptosh cilat janë nevojat që ke! Ndarja e mendimeve dhe ndjesive me dikë që beson mund të jetë ndihmuese. Mund të jetë një shoqe, një familjar, një i/e afërm/e të cilit/cilës mund t’i besosh mendimet dhe ndjesitë e tua.

    Mund të më shkruash për çdo gjë që mund të kesh nevojë!

    Fatjona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV