Probleme shoqeroee 16.09.2021
Pershendetje shpresoj te jeni mire.Historia ime fillon nga une dhe nje shoqe tjeter .Ne fillim ishim shume shoqe me te pastaj e njohta me nje shoqen time per ca koh ishim shume mire .Pak kohe me von filluan te rinin me shume bashk ose dilnin e mua nuk me thonin eja me ne thjesht mundoheshin te me largonin por kur ishim vetem me shoqen nuk silleshte ashtu me mua ndersa kur ishte dhe tjetra me largonin me te vertet nuk di si tja bej. Ju lutem me jepni nje keshille .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje,
Teksa po lexoj letrën tënde, arrij të perceptoj një miks ndjenjash brenda teje. Ndjenja që janë zhvilluar përgjatë gjithë kësaj periudhe dhe mesa duket nuk janë komunikuar. Gradualisht, tik e ndjerë distancimin, dhe kjo është lënduese. Ke ndjerë shmangien, dhe kjo po ashtu është shumë lënduese. Tashmë, të ndjej të vetme me mendimet e tua. Konfuze po ashtu! Mundt ë ndash çfarë mendon? Si ndihesh ti? A ke mundur të flasësh me dikë për këtë gjë?…Çfarë mendon se po të pengon të flasësh me miken tënde këtë gjë?…
Të ftoj të komunikojmë pas më shumë së bashku..
Kujdesu për veten,
Arela