Këshilla/Blog

Anonim 29.10.2021

Peshendetje stafit te @nukjevetem,jam 17 dhe per pak brj 18,pelqej dhe me pelqen nje djale i cili eshte nje vit me i vogel se une a disa muajsh nuk e di me saktesi,dua shume ta njoh,te bisedoje,por me pengon diferenca e moshes,sepse eshte djali me i vogel se vajza.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,
    Uroj qe te jesh mire. Cdo kush ne shoqerine e vet mund te kete persona me moshe me te vogel, por qe i bejne te ndihen mire, me deshire per te shkembyer njohuri ose per tu kuptuar dhe njohur. E rendesishme eshte te jesh e vetedijshme per emocionet e tua. Cfare realisht te pelqen tek ai djale? Si te ben te ndihesh? Mund te marresh pak kohe dhe te mendosh ne lidhje me keto pyetje. Te bisedosh dhe te njihesh me dike nuk eshte nje problem, deri ne momentin qe respektohen ndjenjat dhe kufijte e personit tjeter. Deri me tani ti thua se te pelqen te bisedosh me te por nuk specifikon ndonje ndjenje. Djali eshte 16 vjec (minoren) dhe njekohesisht dhe ai dhe ti duhet te jeni te vetedijshem per ate qe pelqeni apo ndjesia qe keni. Do sugjeroja te fokusoheshe ne ate qe ndjen dhe arsyet e ketij emocioni ne lidhje me kete djale se sa ne ceshtjen e moshes. Ne momentin qe te dyja palet jane te vetedijshme mbi emocionet e tyre, arrijne te marrin nje vendimi te perbashket (qofte edhe ne marredhenie shoqerore) duke respektuar dhe mos lenduar njeri –tjetrin.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. Anonim says:

    Faleminderit per pergjigjen.Me pelqen shume nga pamja fizike,menyra se si flet,si vepron etj.Perpiqem ta shmang gjate gjithe kohes kur ai perpiqet qe te kete nje komunikim sepse mendoj se eshte e kote,eshte dicka kalimtare e moshes.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.