Këshilla/Blog

Just a girl in a fucked up world 03.11.2021

Kam probleme te abuzimit ne familje sepse disa nga pjesetaret e familjes sime jane narcist dhe me bejne te mendoj sikur une nuk jam mjaftueshem zgjedhjet e mia nuk jane te mira dhe me kontrollojne cdo mendim dhe veprim sikur jam pupazzet i tyre pz nuk di sesi te veproj mendoj se e vetmja zgjidhje eshte te largohem per kete nuk e bej dot tani sepse jam ende 16 vjece ne varesi se ku do te me dali shkolla do shikoj nuk ndihem fare mire per kete vuaj nga ankthi qe ne moshe te hershme dhe nga nje lloj depresioni A mund te me thoni disa zgjidhje per menyren e perballimit te kesaj situate dhe si te dal nga kjo gjendje Flm

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm. Siç duket situata në familjen tënde nuk është e këndshme dhe njerëzit aty po ndikojnë negativisht tek ty. Për momentin, do të të sugjeroja që të reflektoje për faktin se prindërit nuk janë përcaktues të asaj që janë fëmijët. Prindërit janë personalitetin e tyre dhe ndoshta ai nuk do të ndryshojë ndonjëherë, por kjo nuk do të thotë se fëmijët nuk mund të jenë të lumtur. Përtej kritikave dhe kontrolleve, fëmijët dhe aq më tepër adoleshentët janë qënie të pavarura.

    Gjithashtu, mund të investosh më shumë në gjëra që ke kontroll se sa tek ato që nuk ke. Për shembull, të shkosh mirë në shkollë në mënyrë që të të dalë një shkollë që e ke dëshirë, të shoqërohesh me njerëz të shëndetshëm janë gjëra që ti vetë i ke në dorë. Nëqoftëse dëshiron që të largohesh për shkollën e lartë, atëherë kjo është një e ardhme për të cilën mund të investosh.

    Nga ana tjetër, ndoshta vlen për të menduar arsyet përse njerëzit e familjes kanë këtë qëndrim ndaj teje. A mund të lidhet me mënyrën se si ata janë prindëruar (nëse janë prindërit)? Hendeku mes brezave, edhe pse tingëllon si klishe, është diçka reale që bën prindërit dhe adoleshentët të mos kuptohen me njëri – tjetrin. Nëqoftëse do përpiqeshe të komunikoje me ata duke i shprehur shqetësimet e tua dhe ata me ty, a do të ishin gjërat ndryshe? Shpesh mund të ndodhin keqkuptime mes familjes dhe adoleshentëve, por nëqoftëse të dyja palët janë të hapura ndaj komunikimit mund të kapërcehen.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Anonymous says:

    Pershendetje !
    Jam vajz 20 vjece , per cdo gje kam stres dhe kur kam stres une vjell, gati qe 2 vjet jam keshtu por vitin e kaluar nuk kam vjell e tani kam filluar perseri edhe Kur mendoj gjera sikur nje lemsh me mblidhet ne fyt e behet shum e sikletshme. Kam qen ne mjek dhe me thot se je delikate e ndjeshme shume dhe se nuk ke ndonje semudje , po un kam frike se mos kem kancer ose dicka tjeter sepse kjo situate po me duket shume e sikletshme dhe jam lodhur duke mos qene e rehatshme dhe e lumtur, me ka humbur shpresa per jet e asku nuk gjej ngrohtesi e knaqesi , poashtu kam filluar te ftohem edhe nga i dashuri . Ju kisha lut te mjepni ndonje kshill pls

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV