Këshilla/Blog

Elina 28.04.2022

Ndihem pa vullnet tere kohen, si ne gjendje melankolie, jam e lodhur edhe me ka humbur deshira per hobi apo per aktivitete. Nuk kam deshire te shoqerohem me njeri dhe me bezdis prezenca e te tjereve deri aty ku nuk i duroj dot as kur marrin ne telefon. Kam probleme me përqendrimin edhe mezi e gjej vullnetin per te bere nje aktivitet. Stresohem edhe per gjerat me te vogla edhe kjo me pengon qe te ndihem me e qete me veten.

  1. Si mundem t qetsohem nga ky depresion sepse kam nje femije kam dhimbje says:

    Si mundem t qetsohem nga ky depresion sepse kam nje femije kam dhimbje

  2. Përshëndetje Elina, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm.
    Më vjen keq për gjendjen që ndodhesh, duket se po të ngarkon në jetën tënde.

    Si fillim, do të të sugjeroja të reflektosh se kur kanë ardhur për herë të parë këto mendime/ndjenja: çfarë ishe duke bërë, çfarë po ndodhte në jetën tënde në atë moment, kur mund të kesh përjetuar edhe më përpara një situatë të tillë, çfarë e ka provokuar këtë herë?
    Edhe nëse në pamje të parë duken pa kuptim, lërë vetën të lirë që të mendosh deri në detajet më të vogla për momentin që ka filluar. Më pas, mund të monitorosh pak veten për të kuptuar se në ç’moment aktivizohen këto ndjesi tani: a kanë lidhje me një person ose me një situatë specifike? A i ke më shumë ditën apo natën? A ka diçka në marrëdhëniet e tua aktuale që të bëjnë që të ndihesh kështu: me prindërit, me shokët/shoqet?

    Gjithashtu, një sugjerim tjetër është që të krijosh një rutinë të rregullt gjumi, ushqyerje dhe të merresh me aktivitete fizike. Këto janë mbështetëse dhe ndihmuese. Fol me njerëzit që mund të bisedosh, shpreh shqetësimet që ke.

    Nëse këto nuk të ndihmojnë dhe gjendja nuk kalon besoj se duhet të drejtohesh në një psikoterapist/e.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV