Përshëndetje Grand,
Më vjen mirë që ke marrë guximin dhe na ke shkruajtur. Kjo tregon dëshirën tënde për të ndihmuar veten, ndaj të përgëzoj. Shumica e adoleshentëve apo të rinjve vuajnë nga simptomat e ankthit dhe kryesisht nga mbi-mendimet (overthinking). Kjo mund të ndodhë si pasojë e këkesave të larta mbi rezultatet akademike nga ana e prindërve, krahasim i vazhdueshëm me bashkëmoshatarët, bullizmi në shkolla apo në ambiente të ndryshme shoqërore, përdorimi i rrjeteve sociale, etj. Të sugjeroj që ankthin ta shohësh si një alarm, që është mësuar të perceptojë rrezik edhe kur nuk ka rrezik real, dhe dëshiron të të mbajë të sigurt. Është një mekanizëm mbrojtës. Të ndihmon fakti, nëse ti arrin dhe identifikon situatat që të aktivizon këtë lloj alarmi. Cilat janë mendimet e tua? Sa reale janë ato? Përpiqu të jesh kurioz dhe të vësh në dyshim mendimet e tua. A ka ndodhur gjithmonë ajo që ke menduar apo ke pasur frikë? Mendimet lidhen edhe me frikën nga e ardhmja. A mund ta parashikosh të ardhmen? A është nën kontrollin tënd e ardhmja? Ndoshta, fakti që nuk i ke nën kontroll gjërat që mund të ndodhin në të ardhmen, mund edhe të të frikësojë. Por askush nuk e ka. Njerëzit kanë nën kontroll veprimet e së tashmes. Duke u përfshirë në “overthinking”, harrojmë të dalim nga ky cikël mendimesh dhe fillojmë i besojmë ato. Harrojmë të kuptojmë, se janë thjesht Mendime dhe jo Fakte. Pasi i beson këto mendime, trupi fillon dhe reagon sikur të kenë ndodhur realisht (rrahje të shpejta zemre, frymëmarrje në intervale të shkurtra dhe të shpejta, djersitje, marrje mendsh, etj). Pra, sa herë e kap veten duke mbi-menduar, përpiqu të stoposh ciklin e mendimeve. Të shkruash mendimet në një letër apo ditar, ashtu siç ato të vijnë, do të të ndihmonte. Të sugjeroj të plotësosh ditën tënde me aktivitete që ty mund të të pëlqejnë (sport, piktur, meditim etj). Në këtë mënyrë, mëson ngadalë të fokusohesh në veprime dhe jo në mendime. E fundit dhe më e rëndësishmja, mos ki turp nga ankthi yt. Fol sa më shumë me familjarët e tu, njerëzit e tu të dashur, miqtë. Mund të kuptosh që ka të tjerë që e kanë kaluar ose po përjetojnë të njëjtën gjë si ti. Kërko ndihmë nëse e sheh se kjo situatë po vazhdon të të shqetësojë. Seanca psikoterapie me psikolog klinik apo psikoterapist do të të ndihmonin. Gjithashtu, ndihu i lirë të na shkruash në vazhdimësi.
Kujdesu për veten!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.