Këshilla/Blog

An 27.03.2023

Jam 18 vjec kam vite qe vuaj nga ankthi dhe crregullime qe sjell ky i fundit kam pasur edhe ankth dhe atake paniku
Deri tani jam perjekur ta kaloj vet po eshte perkeqesuar shum dhe po ndikon ne jeten time te perditshme
Kam shum mendime negative per veten dhe e kam lenduar gjithashtu veten ne menyra te ndryshme
Nuk kam kujt ti drejtohem tjeter pasi familja ime nuk eshte ne dijeni per kete

  1. E says:

    Pershendetje An. Une nuk jam nje nga ekspertet e faqes por jam nje person i cili do te doja te te ndihmoja sadopak. Me vjen keq per gjendjen te cilen po kalon kohet e fundit. E di qe ankthi dhe crregullimet e ankthit jane teper te veshtira per tu perballuar. Une do te sugjeroja te flisje me dike qe ti mendon se do te kuptoj dhe gjithashtu do te sugjeroja qe ndoshta te lexosh ne internet per te perballuar ankthin ne ne momentin ne te cilin ti po e kalon dhe qe ndoshta te besh gjera qe te sjellin kenaqesi ose te largojne mendjen sadopak nga ankthi qe po kalon. Perpiqu te flasesh me familjaret e tu dhe tu thuash atyre se si ti ndihesh ne te vertete e di qe eshte nje gje teper e veshtire per ti treguar dikujt se si ndihesh por mendoj se duhet ta besh dhe gjithashtu perpiqu me aq sa mundesi te kesh te konultohesh me nje psikolog/e . Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak. Te uroj gjithe te mirat!

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Më vjen shumë keq që je duke vuajtur.
    E marr me mend se mund të ndihesh sikur kjo periudhë do zgjasë dhe nuk ka shpëtim, por jo. Ankthi, ataket e panikut dhe simptomat e depresionit trajtohen me ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor, psikiatër dhe/ose psikolog. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, sidomos të rinjtë, vuajnë nga simptomat e ankthit, atakeve të panikut apo depresionit. Ti nuk je vetëm dhe mund t’ia dalësh si të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë tek personat e duhur. Trajtimi është i mundur. Mund të ndodhë që debate familjare, marrëdhëniet në shkollë apo situata të ndryshme shoqërore të nxisin simptomat që ti përjeton.
    Të sugjeroj që në momente të tilla të përdorësh teknika relaksimi, si frymëmarrje të thellë dhe ngadalë, fokusi në shqisat, meditimi apo aktivitete fizike. Më e rëndësishmja është që të kërkosh ndihmë te familjarët, apo një personi të besuar. Kërkon shumë guxim dhe e di që s’do jetë e lehtë për ty. Por, simptomat e tua janë një alarm dhe po të tregojnë se ka ardhur momenti që të ndihmosh veten. Uroj që shumë shpejt të gjesh kurajon (ashtu siç e gjete për të na shkruar neve) dhe të flasësh me familjarët e tu. Ndërkohë, edhe neve na ke këtu sa herë që të na shkruash.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV