M 07.07.2023
Pershendetje! Une kam hasur probleme te shendetit mendor per nje kohe te gjate te cilat kane ndikuar ne jeten e perditshme dhe vendosa qe t’ju shkruaj ketu. Do te doja te dija se cfare probleme te shendetit mendor kam me saktesi ( depresion,crregullimin obsesiv -kompulsiv, ankth,atak paniku etj) dhe se si mundet dhe kush mundet t’i diagnostifikoj (psikologet,psikiatret apo psikoterapistet) ? Do te me ndihmonit shume nese do t’i pergjigjeshit pyetjeve qe ju kam drejtuar pasi ne kete menyre dhe do te arrij te kuptoj se cfare crregullime te shendetit mendor kam me saktesi.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ke thënë që ke probleme me shëndetin
Mendor,por nuk ke përshkruar ç’farë
Vuajtjesh ose pengesa përballon,domethën
Frikë ekstreme ndaj ambienteve të hapura,ngjarje
Ndodhie,bashëkēpunimi me të tjerët,që mund tē jenē shenja të PTSD,ndjenja te pashpresa,të pavflefshmërise,probleme me humorin,gjumin,qe Jane sinjale tē depresionit,nëse je I fiksuar pas
Objekteve, mënyrën si i do gjērat,që sinjalizon çrregullimin obsesiv kompulsiv,frikë nga braktisja,
Probleme me vetëdemtimin e vetes,probleme me humorin,probleme me ndryshimin e gjerave ,qe janë shenja te personalitetit kufitar.
Pershendetje! Sot e pashe mesazhin tuaj.
Me keni pyetur per pengesat qe kam. Une kam shenja te crregullimin obsesiv kompulsiv jam i fiksuar t’i vendos objektet ne nje menyre te caktuar qe mua nuk me shqeteson dhe menyren se si i bej gjerat dhe jam shume i organizuar nese dikush prish rendin e dickaje qe une kam bere une inatosem shume. Kam shenja te depresionit si problemet me gjumin, nuk kam motivim per te bere gjera, nuk kam me interes ne gjerat qe mund te beja me pare dhe nuk ndjej asnje emocion. Kam shenja te ankthit social gjithashtu qe me kane shkaktuar shume probleme kete vit ne shkolle dhe me pare ne jeten e perditshme. Kam probleme me kontrollimin e emocioneve dhe ndonjehere jam hiperaktiv dhe flas shume nuk e kontrolloj dot te foluren time pra qe flas shume dhe nuk e ndaloj dot hiperaktivitetin kur me ndodh. A eshte kjo nje shenje e ADHD( ccregullimit te vemendjes dhe hiperaktivitetit) ? Kam gjithashtu frike nga braktisja dhe mendoj se te gjithe njerezit qe njoh me kane inat dhe nuk me duan.
Pershendetje M dhe faleminderit qe jeni pjese e faqes tone duke kerkuar suport per problemet tuaja dhe duke u perpjekur tu vini ne ndihme edhe njeri-tjetrit per veshtiresite qe ato po perjetojne.
Te gjithe ne, ne momente te caktuara kalojme momente te veshtira dhe te luhatura te shendetit fizik dhe atij mendor. Mund te jene momente lehtesisht te kapercyeshme, qe zgjatin me shume apo qe instalohen per nje kohe me te gjate tek njeriu. Nje pjese e madhe menaxhohet nga vete individi, nga resurset e brendshme te tij dhe nje pjese nga elemente te jashtem suporti si familja apo shoqeria.
Informacioni i gjere qe ne disponojme sot nga platformat digitale, duken se na japin aksesin dhe aftesine per te emertuar dhe per ti vene nje emer simptomave qe perjetojme, te cilat shpesh rrisin nivelin e frikes dhe mund te nxisin rritjen e nivelin te shqetesimit qe po perjetojme.
Pavaresisht se shpesh duket se lexojme paster dhe qarte simptomat tona dhe nuk kemi dyshime per kete, eshte mire te selektojme burimet e informacionit dhe te tregohemi te kujdesshem ne ate qe zgjedhim te besojme.
Nese ndjeni se veshtiresite qe po perjetoni po ndikojne funksionimin tuaj, une do ju keshilloja ti besoni dhe te konsideroni takimin me nje profesionist te shendetit mendor. Ato kane eksperiencen per te vleresuar ne forme teresore gjendjen tuaj dhe per te bere diferencen midis gjendjeve mendore momentale dhe crregullimeve te mirefillta. Pervec pjeses se vleresimit, do mund te ndiqeni dhe nga nje plan trajtimi ne varesi te rastit per te kapercyer me shpejt dhe ne forme profesionale problemin tuaj.
Une do vija nje fokus te mire ne perzgjedhjen e burimit dhe besimin tek profesionistet. Eshte thelbesore per ecurine e procesit dhe per kalimin e gjendjeve qe ju perjetoni.
Une uroj shume qe ju ti kaloni me lehtesi veshtiresite tuaja dhe te gjeni zgjidhjet e duhura per te ndihmuar veten.
Nderkohe, ne jemi ketu per ju, per t’ju degjuar dhe ndihmuar ne çdo kohe.
Ju falenderoj,
Uarda
Shume faleminderit qe me keni kthyer nje pergjigje. Jam i lumtur qe mund t’i kem ardhur ne ndihme njerezve me aq sa i kuptoj ata. E di se diagnostifikimi vete i crregullimeve mendore nuk eshte gjeja e duhur per t’u bere sepse une nuk jam nje specialist i shendetit mendor (psikolog,psikiater etj) qe mund ta diagnostifikoj çfare crrregullime te shendetit mendor kam, por e di se kam disa çrregullime te shendetit mendor. Une kam qene i diagnostikuar me depresion qe ne moshe te vogel per shkak te traumes qe kam kaluar ne femijeri dhe depresioni eshte shfaqur dhe ne periudhen e adoleshences serish dhe akoma perballem me te. Gjithashtu kam dhe ankth ndonjehere eshte i moderuar ndonjehere eshte i rende por une jam nje person e shqetesohem shpesh dhe shume per gjerat dhe akoma perballem me ankthin gjithashtu kam 4 vite me ankth. E di qe duhet te konsultohem me nje profesionist te shendetit mendor por nuk kam mundur ta realizoj kete. Serish ju falenderoj per pergjigjen dhe ndihmen qe me dhate.
Ju jam mirenjohes.
Pershendetje! U be kaq kohe qe po vuaj nga ankthi dhe tani po e shoh veten qe po kaloj ne depresion, cdo dite qe kalon e ndjej veten akoma dhe me keq!! Kam pasur dhe shume probleme shendetsore dhe gjeja qe me shqeteson me shume eshte cregullimi i ritmit te zemres dhe sa here shkoj per vizite me thone e ke nga stresi, une nuk besoj shume te doktorret se kam nje jete qe bredh mbas tyre dhe si perfundim skam arritur asgje , e ke nga stresi dhe e mbyllin me kaq! Se di cfare te bej po une mendoj qe stresi vjen dhimbjet qe ndjen cdo dite dhe nuk gjen do t zgjidhje dhe normal qe do mendosh dhe do e stermendosh veten, pse une nuk po e marr veten kam kaq kohe? Kjo eshte pyetja qe i bejme vetes dhe normal qe do stresohesh!!
Çaji kantarianit bima sheruese per depresion