Eridi 16.07.2023
Pershendetje Une jam Eridi
jam 24 vjec
Ne moshe te vogel (12,13 vjec) nje bullist më detyroj të shikoj video pornografike pa deshiren time dhe Kur u maturova kisha frike ti Shikoja keto video,Edhe 18 vjec Nuk I shikoja dot dhe kerkova ndime me psikoterepi, bëra disa seanca dhe psikoterapsitja me këshillon qe do vashdojme ti shikojme por me 10 seconda duke e shtuar Radhe pas radhe.
Kete Ndoqa dhe krijova varesi.
prej disa vitesh Une i kryej Aktin e Masturbimit 3 ne Jave duke pare adult videos . Koha qe shikoj esht 1 ore e 30 min për secilën ditë
Jam i shqetsuar pasi Nuk e ndal dot
Them përherë qe kjo eshte Hera e fundit
Nuk më pëlqen aspak ti shikoj
Por nuk e ndal dot
Por nuk kam simtoma të dëmshme
(Për aktin )Mendoj që eshtë dicka natyrale
Më qetëson
Më bën më të hapur me njerzit
më pengon rrallë në aktiviteter e ditës
Më qetson ankthin
Por nuk e ndal dot
Unë jam në një moshë që trupi eshtë shumë aktiv për marrdhënie dek
Unë nuk kam partnere
Nuk eshtë se kam ndonjë problem për këtë
Thjesht e kam shumë të vështirë të bie në dashuri.
Të lutem më thoni më cfar duhet të bëj
Si ta ndal?
A eshtë e dëmshme
Më ndodh që shiikoj në informacionr në internet (nuk i besoj ) por ndikojnë në jeten e përditshme .
Ju lutem doja një informacion të saktë nga një ekspert e faqes
Falemnderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Eridi
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne pyetjen tënde
E kam lexuar me vëmendje letrën tënde dhe vlerësoj vetëdijësimin që ke ndaj situatës, por edhe pyetjet që ngre lidhur me si ta përqasësh ate që përjeton dhe si ti drejtosh më mirë sjelljet e tua.
E para, kuptoj që do ketë qenë shokuese ajo që ke përjetuar lidhur me detyrimin për të parë material pornografik i cili ka krijuar natyrshëm një shmangie të fortë te ty, pasi ka sjellë frikë, cudi, por edhe ngacmim. Besoj se përderisa ka patur shmangie te ty, patjetër që ti ke patur mendime, ke menduar rreth këtyre materialeve, bullizmit që ke patur lidhur me këtë ngjarje dhe ndjesi të forta.
Kjo për të thënë që mendoj që do kishte qenë më e udhës në terapinë që ke bërë të ishte eksploruar pak më shumë frika dhe ndjesitë e tua dhe cfarë kuptimi kanë marr në psikikën tënde, në vend të ekspozimit të guxuar ndaj materialit pornografik sërish. E them këtë pasi duket që është kaluar nga një sjellje e kushtëzuar fiksueshmërisht shmangëse tek një sjellje tjetër po fiksuese. Shtuar këtu edhe faktin që ti ke qenë në një moshë specifike që lidhet me njohjen e vetes, seksualitetin dhe raportet.
Ndoshta shmangia e fortë që ti ke bërë ka qenë mënyra për të shmanguar mendimin që këto materiale krijonin gratifikim dhe ndjesi të forta te ty.
Domethenë ndoshta ke dashur tu shmangesh se ka patur ndoshta një dijshmëri që mund të fiksoheshe deri diku rreth tyre, por ndërkohë s’ka qenë dicka e zgjedhur nga ty pasi të është servisur brutalisht nga një bullist.
Në këtë pikë ti identifikon që kjo është një sjellje e përsëritur dhe që të është bërë më qëndrore ndoshta se raportet. E kam të pamundur të kuptoj nga letra jote në rast se ndërkohë ke patur ose ke raporte dhe cfarë e pengon njohjen. A ka ndonjë frikë ose siklet lidhur me raportet ose cfarë të pengon lidhur me intimitetin lidhur me to? Ose si kanë qenë raportet? A ka patur raporte që ke patur të njëjtin lloj gratifikimi dhe ndjesish seksualisht? Si kanë qenë eksperiencat seksuale? Gjithashtu cfarë do të thotë që nuk bie dot në dashuri?
Në rast se këto sjellje ndikojnë dhe pengojnë zhvillimin e raporteve, ndoshta në këtë rast mund të quhen sabotuese ose për tu përgjigjur pyetjes tënde a janë të dëmshme ose jo, ndoshta në drejtim të sabotimit, mund të jenë të dëmshme. Por ka nevojë për më shumë eksplorim.
Unë do të ftoja të vije një ditë në chat të faqes tonë për të kuptuar pak më shumë dhe për të eksploruar rreth kësaj teme dhe pyetje tënde.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Oraret se kur ka psikolog online i postojme rregullisht tek Instagrami dhe Facebook – @nukjevetem.al
Shpresoj se përgjigja të ka ndihmuar dhe mbetemi në kontakt.
Me respekt,
Alma